Në komunën e Leposaviqit, afër një orë pas hapjes së qendrave të votimit, asnjë qytetar nuk ka dal në votim, për t’u deklaruar nëse është për apo jo për shkarkimin e kryetarit.
Këtë e ka bërë të ditur për Tëvë 1 ndihmës kryesuesi i Leposaviqit, Selim Mehmeti ka thonë se asnjë qytetar ne krejt komunën nuk ka votuar deri tash.
Ndërsa, koordinatori i qendrës së votimit e cila gjendet në objektin e komunës Artan Mezraja, ka thënë se në brenda këtij objekti janë tri qendra votimi me gjithsej gjashtë vendvotime.
Mezraja, tha se disa pika janë hapur me dy deri në tre minuta me vonesë.
Sipas tij në këtë qendër votimi janë të regjistruar 4 mijë 286 votues.