TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Më 7 shtator fillon regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta

by Tëvë1
3 muaj ago
0
A A
KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

Në kuadër të përgatitjeve për organizimin e Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, KQZ ka njoftuar se regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta do të fillojë me 7 shtator.

Sipas njoftimit të KQZ-së, për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, në ditën e zgjedhjeve, më 12 tetor 2025.

Regjistrimi dhe evidentimi i votuesve me nevoja të veçanta do të bëhet në bashkëpunim me institucione relevante dhe përmes platformës eletronike, e cila do të jetë e qasshme në kohën e fillimit të këtij procesi.

Votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë tri kategori kryesore dhe regjistrimi i tyre do të bëhet brenda këtyre afateve:

Regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta do të fillojë më 7 shtator dhe do të përfundojë më 7 tetor 2025.

Votues me nevoja të veçanta, konsiderohen votuesit me zotësi juridike që nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre për të votuar personalisht në vendvotim, për shkak të paaftësisë fizike, shëndetësore ose çfarëdo paaftësie tjetër.

Regjistrimi i këtyre votuesve mund të bëhet përmes platformës elektronike ose fizikisht në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi.

Regjistrimi dhe evidentimi i votuesve me lëvizje të kufizuar në institucione do të fillojë më 15 shator dhe do të përfundojë më 2 tetor 2025.

Votues në institucione konsiderohen votuesit me zotësi juridike, me lëvizje të kufizuar në ndonjë institucion: votuesit në hospitalizim, njerëzit e moshuar në shtëpitë e caktuara për të moshuarit, personat në trajtim në institucionet e shëndetit mendor, të burgosurit në burgje dhe të paraburgosurit në qendrat e paraburgimit.

KQZ në bashkëpunim me institucione relevante bën evidentimin e këtyre votuesve.

Votuesit me lëvizje të kufizuar në institucione dhe të evidentuar prej tyre konsiderohen si votues të regjistruar, ndërkaq votuesit që ndodhen në institucione të hospitalizimit, shtëpitë e të moshuarave dhe strehimoret për mbrojtjen e viktimave, mund të regjistrohen edhe individualisht përmes platformës elektronike.

III.  Regjistrimi i votuesve në rrethana të veçanta do të fillojë më 7 shtator dhe do të përfundojë më 7 tetor 2025.

Votues në rrethana të veçanta konsiderohen votuesit që për shkaqe sigurie dhe votuesit që janë në arrest shtëpiak nuk mund të votojnë në vendvotimin e tyre të caktuar.

Regjistrimi i votuesve që për shkaqe sigurie nuk mund të votojnë në vendvotim bëhet përmes platformës elektronike të KQZ-së si dhe duke kërkuar asistimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën ku është votuesi, ndërkaq, KQZ në bashkëpunim me institucionet përkatëse bën evidentimin e qytetarëve me të drejtë vote që ndodhen nën masën e arrestit shtëpiak.

 

Tags: KQZvotuesit me nevoja te veçantazgjedhjet lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Asllani pret pjesëmarrjen në  Botëror

Asllani deklarohet për të ardhmen e tij

Të mërkurën Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët

Të mërkurën Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët

Arrestohen tetë të mitur që u rrahën mes vete në Malishevë

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Rrahmani i kënaqur me fitoren ndaj Juventusit

Kush do të nominohet për çmimet Golden Globe?

Kush do të nominohet për çmimet Golden Globe?

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Asllani pret pjesëmarrjen në  Botëror

Asllani deklarohet për të ardhmen e tij

Të mërkurën Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët

Të mërkurën Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët

Veliu i Malishevës, më i miri i javës

Veliu i Malishevës, më i miri i javës

Arrestohen tetë të mitur që u rrahën mes vete në Malishevë

Arrestohen dy persona të kërkuar me urdhëresë gjykate

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën