TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

48 vjet nga vdekja e Charlie Chaplin

by TËVË 1
3 muaj ago
0
A A
48 vjet nga vdekja e Charlie Chaplin

Më 25 dhjetor 1977 vdiq në Zvicër aktori, skenaristi, regjisori dhe producenti anglez Charlie Chaplin, një nga pionierët e kinemasë dhe një ndër artistët më të mëdhenj në historinë e filmit.

“Ai nuk ishte një yll Hollywood-i”, thotë ekspertja amerikane e Chaplin, Lisa Stein Haven, “sepse kur ai ishte një yll, Hollywood-i nuk ekzistonte.”

Mustaqe të zeza, kapela, bastuni dhe të ecurit si rosak me këpucët e mëdha – karakteristika të Charlie Chaplin këto që nuk i harron askush. Ashtu si edhe në filmin e tij të parë, me të cilin korri sukses të madh “Fëmija” (1921) “Endacaku” ndërthurte në figurën e tij, humorin e shakanë me dëshpërimin e melankolinë.

Charles Spencer Chaplin, i lindur më 16 prill 1889 në Londër, rridhte nga një familje e varfër dhe arriti të fitojë miliona në Hollywood. Filmi i tij “Etja për ar”(1925) ka për tematikë pikërisht këtë kontradiktë: realiteti i trishtuar dhe ëndrra për ar e pasuri.

Shumica e veprave të Chaplin u krijuan në kohën e filmit pa zë. Për “Dritat e qytetit” ai punoi në fazën e kalimit nga filmi pa zë në atë me zë. Por Chaplin nuk i preferonte filmat me zë. Ai e përdorte zërin me kursim dhe në mënyrë eksperimentuese. Filmat e tij dëshmojnë se ai ka pasur të drejtë: mimika, pantomimat, gjestet dhe shprehja – të gjitha funksionojnë edhe sot te filmat e Chaplin.

Charlie Chaplin ishte i dhënë pas grave dhe u martua katër herë. Yllin e ri të kinematografisë e tërhiqnin gjithmonë vajzat e reja. Kjo shpesh herë i ka krijuar telashe. Në SHBA dhe në atdheun e tij në Angli, apostujt e moralit e kanë kritikuar ashpër atë.

Gruaja e dytë e tij Lita Grey Chaplin dhe dy fëmijët – 1913

Vetëm në filmat e tij të vjetër Chaplin luante karaktere të pakëndshëm. Shumë shpejt ai iu përkushtua roleve, që karakterizuan më pas filmat e tij: ky ishte njeriu i thjeshtë, që mbrohet ndaj padrejtësive të jetës. Në veprat e mëvonshme si “Kohët moderne” (1936) ai ushtron edhe një kritikë të thellë shoqërore – njeriu në ingranazhet e industrializimit.

Një vepër mjeshtërore e Chaplin është filmi “Diktatori i madh” (1940). Përpjekjes, që konsiderohej thuajse e pamundur për të satirizuar Hitlerin dhe nazistët – Chaplin ia doli me sukses. Më vonë Chaplin është shprehur, se po të kishte pasur dijeninë për kampet e përqendrimit ai nuk do ta kishte xhiruar filmin. E pavarësisht kësaj “Diktatori i madh” edhe sot është një film që ia vlen të shihet.

Në veprën e mëvonshme “Projektorët” Chaplin ka përpunuar edhe shumë prej përjetimeve të tij. Në të tematizohen ulje – ngjitjet e artistit. Premiera e filmit u shfaq në vitin 1952, në një kohë kur Chaplin përçmohej në SHBA. Atë e akuzonin atje, se ishte i afërt me komunizmin. Chaplin, i cili ishte atë kohë në Angli, nuk u lejua të kthehej në SHBA.

Pas dhjetë vjet ndërprerjeje, Charlie Chaplin rivuri në skenë në Evropë, në vitin 1967, filmin “Kontesha e Hong-Kongut”. Ndonëse filmi me dy yjet e kinematografisë Sophia Loren dhe Marlon Brando pati aktorë të nivelit të lartë, ai nuk solli sukses komercial. Vitet e fundit të jetës Chaplin i kaloi në Zvicër. Vetëm një herë ai u kthye shkurt në SHBA.

Chaplin u ka mbijetuar kohërave – ndonëse periudha e tij si regjisor i përket një të shkuare të largët. Edhe ata që nuk janë rritur me Charlie Chaplin dhe filmat e tij, e njohin endacakun. Edhe sot mund të thuash që Charlie Chaplin është shumë më tepër se sa një aktor – ai është një legjendë.

Tags: Charlie ChaplinHollywoodTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Baleti i Kosovës shkon në Panama

Baleti i Kosovës shkon në Panama

Nisin xhirimet e filmit “Zbardhje” nga Kaltrina Krasniqi

Nisin xhirimet e filmit “Zbardhje” nga Kaltrina Krasniqi

Shtëpia e Latif Berishës në veri të Mitrovicës do të bëhet shtëpi muze

Shtëpia e Latif Berishës në veri të Mitrovicës do të bëhet shtëpi muze

Vdes në moshën 86-vjeçare ikona e Hollywood-it, Chuck Norris

Vdes në moshën 86-vjeçare ikona e Hollywood-it, Chuck Norris

E shtuna me reshje shiu

Reshje shiu dhe bore gjatë fundjavës, IHMK paralajmëron ngrica të rrezikshme për bujqësinë

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Kurti: Masakrat në Kosovë, dëshmi e gjenocidit – drejtësia mbetet detyrim i domosdoshëm

Çitaku: Veprime të paplanifikuara dhe të pakoordinuara të Qeverisë

Çitaku: Vendimet për hapat e ardhshëm politik do të merren në Këshillin Përgjithshëm

Vendimi i Kushtetueses: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Vendimi i Kushtetueses: Avantazhe për disa, zgjidhje për askënd

Pse lufta hibride e Rusisë do të përshkallëzohet në vitin 2026

Pse lufta hibride e Rusisë do të përshkallëzohet në vitin 2026

Osmani: Asnjë subjekt s’garantoi shumicën, mund të kemi dy palë zgjedhje brenda katër muajve

Osmani për 27-vjetorin e masakrës së Padalishtës: Kjo ditë nuk është vetëm përkujtim, por thirrje për drejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën