TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

48 vjet nga themelimi i Akademisë së Shkencave të Kosovës

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
48 vjet nga themelimi i Akademisë së Shkencave të Kosovës

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës u themelua në vitin 1975, fillimisht si Shoqatë e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, e në vitin 1978 shndërrohet në Akademi.

Shoqata u transformua në Akademi të Shkencave dhe Arteve të Kosovës përmes Ligjit mbi Themelimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës të nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës, datës 18 prill 1978.

Në fillim veprimtarinë e saj, ASHAK duhej ta zhvillonte në një bashkërenditje me universitetin në rritje, brenda të cilit vepronin institute e bërthama shkencore dhe hulumtuese në Fakultetin Filozofik/ më vonë të Shkencave të Natyrës, në Fakultetin e Mjekësisë, në Fakultetin Teknik, në Fakultetin Eko­no­mik, në Fakultetin Filozofik, me institutet e pava­rura nga Universiteti dhe nga Akademia – Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Instituti Hidrome­teorologjik, pastaj institutet që vepronin në kuadër/ ose të lidhura me kapacitetet industriale të Kosovës, si Instituti Teknologjik që vepronte në kuadër të Kom­binatit Trepça, Instituti i Hulumtimeve që vep­ronte në kuadër të Elektroekonomisë, Instituti Agroteknologjik në Pejë i lidhur me agroekonominë, dhe të institucioneve të tjera me interes në fushat e shkencës, të arteve dhe të kulturës.

ASHAK qysh në fillim duhej ta formësonte veprimtarinë e vet si insti­tucioni më i lartë i shkencave dhe arteve, dhe të merrte role të rëndësishme në fushat e shkencave dhe arteve në suaza të organizimit shtetëror të Kosovës brenda Federatës së Jugosllavisë.

Ajo po ashtu duhej ta harmonizonte punën me Unionin e Akademive të Shkencave dhe Arteve të Jugo­sllavisë, ku bënte pjesë si anëtare e barabartë dhe në një mandat (1985-1987) qe kryesuese e Unionit dhe qendër e selisë së tij.

Përmes atij Unioni, ASHAK e zhvillonte dhe veprimtarinë ndërkombëtare, shkruan KP.
ASHAK në atë kohë kishte tri seksione: Sek­sionin e Shkencave Shoqërore, Seksionin e Shken­cave të Natyrës dhe Seksionin e Gjuhësisë, Letër­sisë dhe Arteve.

Më 1985 Kuvendi i ASHAK mori vendim për themelimin e Arkivit të Akademisë e të Institutit të Arkeologjisë dhe të Etnografisë. Arkivi dhe Biblioteka, që ishin funksionalizuar, u shkatërruan pas ndërhyrjes së policisë serbe në selinë e Akademisë më 1994, çka pamundësoi punën e saj më tej në atë godinë.

Instituti i Arkeologjisë dhe i Etnografisë nuk arriti të the­melohej për shkak të trysnive politike dhe tenden­cave drejt rrëgjimit të Akademisë pas vitit 1985 dhe për arsye edhe buxhetore më vonë.

Qysh në diskutimet për ndryshimet kushtetuese 1989, Kuvendi i ASHAK-ut doli me angazhimet publike së pari me Deklaratën Kushtetuese, pastaj me angazhimet dhe veprimtaritë e tjera në favor të mbrojtjes së të drejtave që po shkeleshin në mënyrë drastike, si dhe angazhimit bashkë me mekanizmat e tjerë të rezistencës në drejtim të organizimit të referendumit për pavarësi, në drejtim të organizimit e të hartimit të dokumenteve themelore për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Tags: ASHAKInstituti i ArkeologjisëKuvendi i Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vitia për mungesën e barit palbociclib: Kërkesat u dyfishuan, tenderi i parë dështoi

Vitia për mungesën e barit palbociclib: Kërkesat u dyfishuan, tenderi i parë dështoi

Sala Jashari kritikon ministrin Vitia për mungesën e barnave onkologjike: Problemet po përsëriten që nga viti 2021

Sala Jashari kritikon ministrin Vitia për mungesën e barnave onkologjike: Problemet po përsëriten që nga viti 2021

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Drenas, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta shkaktojnë dëme në Drenas, komuna apelon për kujdes

Haxhiu pranon raportin vjetor të Institutit të Krimeve të Luftës

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve pas transferimit nga Durrësi në Fier

Emisioni “Mesditë” 13.11.2026

Emisioni “Mesditë” 13.11.2026

KPK: Strategjia për krimet e luftës ndër arritjet e vitit 2025, siguria e prokurorëve mbetet sfidë

KPK: Strategjia për krimet e luftës ndër arritjet e vitit 2025, siguria e prokurorëve mbetet sfidë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën