TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
16 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Gjykata obligon KGJK-në ta kompensojë Limajn me mbi 57 mijë euro

nga Tëvë1
9 orë më parë
2
A A
Gjykata obligon KGJK-në ta kompensojë Limajn me mbi 57 mijë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht padinë e Fatmir Limajt, duke e detyruar Këshillin Gjyqësor të Kosovës (KGJK) që për shkak të privimit pa të drejtë nga liria (paraburgimi dhe arresti shtëpiak) në procesin penal për krime lufte, t’ia paguajë për dëmin jomaterial 48 mijë e 800 euro, për dëmin material 6 mijë e 216 euro dhe 150 euro të tjera në emër të shpenzimeve për pako ushqimore gjatë qëndrimit në paraburgim.

Po ashtu, KGJK-ja obligohet që në emër të shpenzimeve të procedurës t’ia paguajë Limajt 2 mijë e 48 euro, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Fillimisht, përmes avokatit Tahir Rrecaj, kryetari i Nismës Socialdemokrate njëherësh deputeti Fatmir Limaj kishte parashtruar padi më 13 korrik 2017 me objekt kontesti kompensim i dëmit material dhe jomaterial.

Sipas vendimit, në padi paditësi Limaj ka deklaruar se për shkak të zbatimit të procedurës së padrejtë penale ndaj tij, në mënyrë të kundërligjshme ka qëndruar në paraburgim 85 ditë (nga 24 nëntori 2012 deri më 8 mars 2013) dhe në arrest shtëpiak 384 ditë.

Andaj, më 26 janar 2016, paditësi Limaj thuhet se i është drejtuar të paditurës KGJK, përkatësisht komisionit për kompensimin e dëmit personave të dënuar pa arsye dhe personave të hequr pa bazë nga liria, me kërkesë për kompensim të dëmit material dhe jomaterial, por që nuk ishte arritur marrëveshja.

Sipas vendimit, Limaj ka theksuar se për shkak të qëndrimit pa bazë ligjore në paraburgim dhe arrest shtëpiak, ka pësuar dëm material në formë të pagimit të shpenzimeve për avokat për mbrojtje penale. Aty thuhet se angazhimi deri në tre avokatë mbrojtës është e drejtë e secilit person të pandehur.

Më tej, thuhet se Limaj theksoi se ka pësuar dëme materiale si pasojë e angazhimit të dy avokatëve, përfshirë avokatin ndërkombëtar nga Mbretëria e Bashkuar, me shpenzimet e tij personale, gjatë një procesi penal kompleks dhe të padrejtë për krime lufte, në të cilin u shpall i pafajshëm.

Për më tepër, në vendim thuhet se paditësi Limaj ka theksuar se ka pësuar dëme jomateriale të konsiderueshme, duke përfshirë dëmtim të reputacionit, vuajtje shpirtërore dhe dhimbje emocionale, të cilat u thelluan edhe më shumë me vdekjen e bashkëshortes së tij gjatë periudhës së arrestimit dhe paraburgimit, që zgjati 469 ditë (arrest shtëpiak dhe paraburgim).

Aty thuhet se proces i zgjatur në të gjitha shkallët e gjyqësisë, ka ndikuar në rënien e rëndë të imazhit dhe pozicionin politik të paditësit, e cila thuhet se u vërtetua edhe me rezultatet zgjedhore para dhe pas këtyre ngjarjeve.

Sipas padisë që ka ushtruar Limaj, përmes avokatit të tij, duke sqaruar çështjen e mbrojtjes së angazhuar në rastin konkret, potencon se materiali hetimor ishte jashtëzakonisht voluminoz, përfshirë rreth 87 dosje, ku për selektimin dhe përzgjedhjen e provave relevante u humbën tre muaj, duke u reduktuar në 19 dosje të rëndësishme për çështjen penale.

Gjithashtu, paditësi Limaj ka potencuar se gjatë 13 viteve të fundit, është përballur me tri aktakuza për krime lufte, në gjykimet në Tribunalin e Hagës, në rastin Kleçka nga EULEX, dhe në rastin Bellanica, ku në të gjitha është shpallur i pafajshëm.

Krahas kësaj, Limaj ka shtuar po ashtu se përveç këtyre, janë zhvilluar edhe dy procedura penale në lidhje me rastin MTPH 1 dhe 2, për të cilat gjithashtu është shpallur i pafajshëm.

Andaj me këto procese, Limaj ka potencuar se i është nënshtruar proceseve të padrejta gjyqësore duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe jomateriale, përfshirë dëmtimin e reputacionit.

“Këto fakte të pakontestueshme dëshmojnë se paditësi është nënshtruar proceseve të padrejta gjyqësore, të cilat i kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe jo materiale, përfshirë dëmtim të reputacionit, dhimbje shpirtërore dhe vuajtje për të dhe familjen e tij”, thuhet në vendim, duke shtuar se është dëmtuar edhe për shpenzimet tjera.

Sipas vendimit, KGJK-ja në përgjigjen e saj ka theksuar se nuk e konteston bazën për kompensimin e dëmit material dhe jomaterial, por vetëm lartësinë e kompensimit të dëmit për shkak të qëndrimit në paraburgim dhe arrest shtëpiak, ndërsa pjesën tjetër të kërkesëpadisë e konteston në tërësi si të pabazuar.

KGJK-ja, sipas vendimit, i ka Limajt ofruar kompensim për qëndrim në paraburgim prej 1 mijë e 425 euro dhe për arrest shtëpiak shumën prej 5 mijë e 760 euro.

“Ka shtuar se e paditura i ka ofruar paditësit ofertë për barazim jashtëgjyqësor duke i ofruar kompensim për qëndrim në paraburgim në shumë prej 1,425 euro dhe për qëndrim në arrest shtëpiak në shumë prej 5,760 euro”, thuhet tutje në vendimin e shkallës së parë.

E paditura KGJK ka kërkuar nga Gjykata që shumën prej 717 mijë e 699 euro e 37 centë t’ia refuzojë, me arsyetimin se shpenzimet e përcaktuara për avokat janë të parapara me tarifë e që nuk kapin shumën në fjalë.

Më pas, Gjykata pas administrimit të provave ka gjetur se nuk ishte kontestues fakti se paditësi Limaj ishte akuzuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për veprat penale: “Krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës” dhe “Krime lufte kundër robërve të luftës”.

Kontestuese, sipas Gjykatës, nuk ishte as fakti se paditësi kishte qëndruar nën masën e paraburgimit për gjithsej 104 ditë dhe atë nga data 24 nëntor 2012 deri me datë 8 mars 2013, si dhe nën masën e arrestit shtëpiak për gjithsej 384 ditë. Dhe se nuk ishte kontestuese mes palëve se fakti i qëndrimit në paraburgim për periudhën e lartcekur vërtetohet edhe nga vërtetimi i datës 8 mars 2013 i lëshuar nga Ministria e Drejtësisë, Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Por, sipas vendimit të Themelores, kontestuese mes palëve ndërgjyqëse ishte lartësia e kompensimit të dëmit material dhe jomaterial për paditësin, e po ashtu edhe baza e kërkesëpadisë sa i përket kërkesës së paditësit për kompensimin e dëmit material në raport me shpenzimet e tij për avokatin mbrojtës gjatë zhvillimit të procedurës penale.

Gjithnjë sipas vendimit, Gjykata e Qarkut me vendmin e 2 majit 2012 kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Limajt, i cili ngarkohej për “Krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës” dhe “Krime lufte kundër robërve të luftës”. Me aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, më 17 shtator 2013, pas procedurës penale në rigjykim, paditësi ishte shpallur i pafajshëm sërish për të gjitha pikat e aktakuzës. Edhe Apeli, më 26 janar 2016 e kishte vërtetuar aktgjykimin e Themelores. Kurse, Gjykata Supreme më 12 maj 2017 kishte refuzuar kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë ndaj aktgjykimit të Apelit.

Sipas Gjykatës, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 29, paragrafi 5 të saj ka rregulluar që: Çdokush që është ndaluar ose arrestuar në kundërshtim me dispozitat e këtij neni, gëzon të drejtën e kompensimit në mënyrën e parashikuar me ligj.

Në vendimin e saj, Gjykata ka përmendur rastin e Vasilevskiy dhe Bogdanov kundër Rusisë (2018), lidhur me kompensimin e personave të dënuar pa arsye, ku është shprehur qëndrim se detyra e vlerësimit të dëmit që duhet dhënë personit si kompensim është e vështirë, sidomos kur kemi të bëjmë me një rast kur janë në shprehje të drejtat personale, si dhe vuajtja, qoftë fizike apo mendore, është objekt i kërkesës për kompensim.

Po ashtu, në atë vendim thuhet se është konstatuar nga GJEDNJ-ja se nuk ka ndonjë standard me të cilin dhimbjet shpirtërore, shqetësimi psikologjik dhe ankthi mund të maten në një kundërvlerë saktësisht të matshme të parave.

Gjykata Themelore në Prishtinë më tej ka vënë në dukje se e drejta për kompensimin e personave të paraburgosur pa të drejtë, rregullohet edhe me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës.

Aty thuhet se paditësi Limaj ka kërkuar kompensimin e dëmit nga bazat: a) dëmin jomaterial në emër të dhimbjeve shpirtërore për shkak të cenimit të autoritetit, nderit, të lirisë, të drejtave të personalitetit; b) kompensimin e dëmit material- shpenzimeve për avokatin mbrojtës gjatë zhvillimit të procedurës penale dhe c) shpenzimet për pakot ushqimore gjatë kohës së qëndrimit në paraburgim.

Gjykata ka gjetur se kompensimi për dëmin jomaterial është parim i ndërtuar ligjor që personave të akuzuar sipas aktit akuzues, të cilët gjatë zhvillimit të procedurës janë privuar nga liria, iu takon e drejta e kompensimit për shkak të privimit pa arsye nga liria.

Andaj, Gjykata ka caktuar kompensimin në emër të dëmit jomaterial për 104 ditë të qëndrimit në paraburgim dhe 384 ditë të qëndrimit në arrestin shtëpiak, në shumën prej 100 euro për një ditë, e në total në emër të dëmit jomaterial shumën prej 48 mijë e 800 euro.

Shumën për dëmin jomaterial, kjo Gjykatë ka thënë se e ka caktuar sipas bindjes së lirë duke pasur si orientim kriteret dhe masat e vëna nga praktika gjyqësore lidhur me lartësinë e dëmeve materiale dhe jomateriale, si dhe udhëzuesin e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Për dëmin material, Gjykata ka aprovuar pjesërisht kërkesën e paditësit për kompensimin e shpenzimeve që i ka pasur si pasojë e angazhimit të avokatëve të tij mbrojtës gjatë zhvillimit të procedurës penale. Andaj, e ka obliguar KGJK-në t’ia paguajë 6 mijë e 216 euro.

Po ashtu, e paditura detyrohet që paditësit në emër të pakove ushqimore gjatë qëndrimit në paraburgim t’ia paguajë shumën prej 150 euro, kjo për faktin se kjo shumë paditësit i është pohuar edhe nga pala e paditur me rastin e dhënies së ofertës për ujdi jashtëgjyqësore në emër të pakove ushqimore.

Ndërkaq, Gjykata ka refuzuar që t’i paguhet shuma prej 2,951,200 euro si dëm jomaterial, me arsyetimin se aprovimi përtej shumës mbi 48 mijë euro nuk do të ishte në harmoni me të mirën e shkelur.

Sa i përket kërkesës për kompensimin e dëmit material, Gjykata po ashtu ka refuzuar shumën prej 710.433.37 euro, pasi sipas vlerësimit të Gjykatës, paditësi nuk ka argumentuar se është krijuar baza juridike për kompensimin e kësaj shume të kërkesëpadisë sa i përket kompensimit të dëmit material.

Sipas Themelores, angazhimi i avokatit ndërkombëtar nga ana e Limajt, ka qenë në interesin e tij më të mirë, por angazhimi i tij me çmime të përfaqësimit shumë më të larta sesa ato të përcaktuara me rregulloren për tarifat e avokatëve të Kosovës, nuk mund të ketë pasoja për derivimin e përgjegjësisë ndaj të paditurës për kompensimin e tërësisë së shumës që paditësi ka paguar për mbrojtësin, përderisa në Kosovë ka ekzistuar rregullativë që rregullon çmimet e përfaqësimit të avokatëve mbrojtës.

Gjykata ka refuzuar shumën prej 900 euro për kompensimin për pakot ushqimore lidhur me kohën e qëndrimit në paraburgim, me arsyetimin se nuk janë argumentuar këto shpenzime.

Në fund të vendimit, Gjykata ka sqaruar se paditësit Limaj do t’i paguhet shuma e aprovuar me kamatë ligjore prej 8% nga dita e marrjes së aktgjykimit më 20 qershor 2025 e deri në përmbushje definitive për dëmin jomaterial, ndërsa për atë material prej 8% nga dita e parashtrimit të padisë më 13 korrik 2017 e deri në pagesën definitive.

Në emër të shpenzimeve të procedurës kontestimore, Themelorja obligoi të paditurën që paditëses t’ia kompensojë 2 mijë e 48 euro e 8 centë.

Shumat e kompensimit, përfshirë me kamatën ligjore do të paguhen pasi që vendimi të bëhet i plotfuqishëm,

Në fund, Gjykata ka njohur të drejtën e ankesës për palët e pakënaqura në afat prej 15 ditësh pasi që palët të marrin vendimin në formë të shkruar.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, avokati i Limajt, Tahir Rrecaj tha se kanë pranuar vendimin dhe kanë parashtruar ankesë lidhur me shumat e aprovuara për kompensim.

 

 

 

 

 

Tags: Fatmir LimajKGJKTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Përgjegjësia dhe llogaridhënia e partive politike ndaj qytetarëve është zero

Gashi: Përgjegjësia dhe llogaridhënia e partive politike ndaj qytetarëve është zero

Ndihmës Sekretari i Shtetit, Brendan Hanrahan do të vizitojë Kosovën

Ndihmës Sekretari i Shtetit, Brendan Hanrahan do të vizitojë Kosovën

Gashi nga AVONET: Komandanti i Policisë në Lipjan ka dhënë dorëheqje, por kërkohet edhe ajo e drejtorit rajonal

Gashi nga AVONET: Komandanti i Policisë në Lipjan ka dhënë dorëheqje, por kërkohet edhe ajo e drejtorit rajonal

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Gashi: Përgjegjësia dhe llogaridhënia e partive politike ndaj qytetarëve është zero

Gashi: Përgjegjësia dhe llogaridhënia e partive politike ndaj qytetarëve është zero

Ndihmës Sekretari i Shtetit, Brendan Hanrahan do të vizitojë Kosovën

Ndihmës Sekretari i Shtetit, Brendan Hanrahan do të vizitojë Kosovën

Gashi nga AVONET: Komandanti i Policisë në Lipjan ka dhënë dorëheqje, por kërkohet edhe ajo e drejtorit rajonal

Gashi nga AVONET: Komandanti i Policisë në Lipjan ka dhënë dorëheqje, por kërkohet edhe ajo e drejtorit rajonal

PSG “shkel” Real Madridin e Mbappen, kalon në finale të Botërorit të Klubeve

PSG “shkel” Real Madridin e Mbappen, kalon në finale të Botërorit të Klubeve

Emisioni “Info Nata” 09.07.2025

Emisioni “Info Nata” 09.07.2025

Mjekët pa Kufij: Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç në Gaza janë dhjetëfishuar që nga 7 tetori 2023

Mjekët pa Kufij: Vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç në Gaza janë dhjetëfishuar që nga 7 tetori 2023

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Komandanti i Policisë në Lipjan, jep dorëheqje morale pas rastit tragjik të 27-vjeçarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X