TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

46 vjet burgim dhe 39 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarve për rastin “Gropa”

by tëvë1
2 orë ago
2
A A
46 vjet burgim dhe 39 mijë euro gjobë ndaj të akuzuarve për rastin “Gropa”

Gjykata Themelore në Ferizaj, të martën ka shpallur Aktgjykimin dënues në çështjen penale kundër të akuzuarve S.Sh., A.D., B.H., S.Z., F.D., M.Y., A.D., H.I., S.Y., S.D. dhe M.Sh. për shkak të veprës penale prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike.

Trupi gjykues, me kryetarin e trupit gjykues Ilir Bytyqi, pas mbajtjes së seancës së shqyrtimit gjyqësor për shqyrtimin e marrëveshjes për pranimin e fajësisë ndërmjet të të akuzuarve dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shpallur Aktgjykimin dhe të akuzuarve i`u ka shqiptuar dënim me burgim si në vijim:

Të akuzuarit: S.Sh., dhe A.D., secilit veç e veç dënim me burg efektiv në kohëzgjatje nga pesë (5) vjet e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë secilin veç e veç në shumë prej pesëmijë (5000) €uro, i cili dënim do të paguhet brenda një (1) muaji nga dita kur aktgjykimi merre formën e prerë.

Të akuzuarin: Z.S., dënim me burg në kohëzgjatje prej pesë (5) vjet dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëmijë (5000) €uro, i cili dënim do të paguhet brenda një (1) muaji nga dita kur aktgjykimi merre formën e prerë. Të akuzuarin: S.Y., dënim me burg në kohëzgjatje prej katër (4) vjet e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej pesëmijë (5000) €uro, i cili dënim do të paguhet brenda një (1) muaji nga dita kur aktgjykimi merre formën e prerë. Të akuzuarit: F.D., M.Y, A.D dhe H.I., secilin veç e veç dënim me burg në kohëzgjatje prej nga katër (4) vjet dhe dënim me gjobë secilin veç e veç në shumë prej nga tremijë (3000) €uro, i cili dënim do të paguhet brenda një (1) muaji nga dita kur aktgjykimi merre formën e prerë. Të akuzuarin: B.H., dënim me burg në kohëzgjatje prej tre (3) vjet e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej tremijë (3000) €uro, i cili dënim do të paguhet brenda një (1) muaji nga dita kur aktgjykimi merre formën e prerë. Të akuzuarit: S.D. dhe M.Sh., secilin veç e veç dënim me burg në kohëzgjatje prej nga tri (3) vjet dhe dënim me gjobë secilin veç e veç në shumë prej nga dymijë (2000) €uro, i cili dënim do të paguhet brenda një (1) muaji nga dita kur aktgjykimi merre formën e prerë.Të akuzuarve S.Sh. dhe A.D., në dënimin e shqiptuar u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arresti shtëpiak nga data e caktimit 15.02.2022 deri me 14.10.2025, me aktvendim të veçantë i ndërpritet masa. Të akuzuarve: S.Z., F.D., A.D., M.Y., A.D., H.I. dhe S.Y., u llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga data 15.05.2022, ndërsa u vazhdohet masa e paraburgimit deri sa aktgjykimi të merr formën e prerë, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.Të akuzuarit S.Sh., A.D., B.H., S.Z., F.D., M.Y., A.D., H.I. dhe S.Y janë fajtor sepse:  Nga muaji prill 2022 deri në 23 maj 2022, fillimisht të pandehurit S.Sh., A.D., S.Z., dhe S.Y., e organizojnë transportin e lëndës së parë për prodhimin e heroinës (ham) nga Irani në Tukri dhe Greqi, pastaj në Maçedoni Veriore deri në destinacion në një depo në rrugën “A.B.”  në Ferizaj, ku lëndën e parë i vendosin në thasë të çajit të zi, pastaj e ndërtojnë laboratorin në shtëpinë e B., në fshatin F., Komuna Shtërrpcë, ku i sigurojnë të pandehurit H.I., F.D., M.Y., dhe A.D., që të vijnë nga Turkia në Kosovë për të prodhuar heroinën në laborator që kishin ndërtuar, në këtë mënyrë që me datë 18 maj 2022 kanë filluar procesin e prodhimit të heroinës, ndërsa me datë 20 maj 2022 e kanë ndërpre prodhimin pasi kanë kuptuar se policia është duke i hetuar dhe për këtë arsyeje e bartin pjesën e heroinës të cilën e kishin prodhuar dhe pjesën e heroinës të pa përpunuar në shtëpinë e M.Sh., në fshatin V., Komuna  Ferizaj, në mënyrë që ta presin ardhjen e Z.S., dhe S.Y., në Kosovë, derisa me datë 21 maj 2022, këta dy të fundit takohen me S.Sh., A.D., dhe A.D., lidhur me organizimin për prodhimin e pjesës së papërpunuar të heroinës, pas këtij takimi F.D., M.Y., dhe A.D., dërgohen në shtëpinë e M. ku kanë rifilluar prodhimin e lëndës narkotike të heroinës së papërpunuar deri sa me datë 23 maj 2022 policia regjionale e antidrogës në shtëpinë e M., gjejnë sasinë e heroinës në peshë prej 67.5 kg. të përpunuar dhe paketuar dhe 25.5 të papërpunuar, ndërsa me datë 30.08.2022 në një shtëpi të pa banuar në fshatin D., Komuna Ferizaj gjejnë edhe 25.5 kilogram morfin dhe kodein.

me çka kanë kryer veprën penale prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike nga neni 268 par.1 lidhur me par.4 dhe nenit 275 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.9 të KPRK-së.

I akuzuar S.D., është fajtor, sepse:

Me dashje dhe dijeni të aktivitetit kriminal që kryhej nga 27 prill 2022 deri në 23 maj 2022, ka ofruar ndihmë logjistike në procesi e prodhimit të heroinës, duke u përkujdesur që të gjejë depon ku fillimisht janë vendosur thasët me çajë në të cilët kanë qenë të vendosur lënda e parë bazë e heroinës, ka kontraktuar persona për zbrazjen e thasëve të çajit në të cillat ishte i vendosur lënda bazë e heroinës, po ashtu së bashku me të pandehurin A.D., në aeroportin e Sh. e kanë marr të pandehurin A.D., ka marr me qira automjetin të cilin është shfrytëzuar nga i  pandehuri A.D., gjithashtu ka kontaktuar edhe A.B., me të cilin së bashku me A.D., dhe personin S.D., kanë shkuar në Pejë dhe kanë marr bidonat të mbushur me prekusorë për prodhimin e narkotikëve. me çka ka kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike nga neni 268 par.1 lidhur me par.4 dhe nenit 275 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.9 të KPRK-së.

I akuzuar M.Sh., është fajtor, sepse:

Që nga data 20 maj 2022 deri më datë 23. maj 2022, në rrugën “S.” në fshatin V., Komuna Ferizaj, me dashje dhe dijeni të plotë të aktivitetit i cili do të kryhej, lëshon me qira katin e dytë të shtëpisë së tij të pandehurit S.Sh., që shfrytëzohet për laborator për prodhimin e heroinës, në të cilën shtëpi bëhet përpunimi final i narkotikëve në të cilën përpunim marrin pjesë të pandehurit A.D., M.,. dhe F.D., ku gjendet dhe sekuestrohet sasia e narkotikëve prej 67.5 kg. heroin. me çka ka kryer veprën penale ndihmë në kryerjen e veprës penale prodhimi dhe përpunimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope, analoge apo veglave, pajisjeve apo materialeve narkotike nga neni 268 par.1 lidhur me par.4 dhe nenit 275 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.9 të KPRK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lladrovci: Fitorja ime do të disiplinojë udhëheqësinë e PDK-së

Lladrovci: Fitorja ime do të disiplinojë udhëheqësinë e PDK-së

Kosova heq tarifën ndaj produkteve amerikane, mirëpritet vendimi

Analistët shprehen se s’ka vullnet për formim të qeverisë, zgjedhjet e reja në dhjetor

Kurti mirëpret ambasadorin e ri të Gjermanisë, Rainer Rudolph

Kurti mirëpret ambasadorin e ri të Gjermanisë, Rainer Rudolph

Beqa i PDK-së: Pa zgjedhje të reja, nuk ka rrugë drejt qeverisë

Beqa i PDK-së: Pa zgjedhje të reja, nuk ka rrugë drejt qeverisë

Lladrovci: Fitorja ime do të disiplinojë udhëheqësinë e PDK-së

Lladrovci: Fitorja ime do të disiplinojë udhëheqësinë e PDK-së

Kosova heq tarifën ndaj produkteve amerikane, mirëpritet vendimi

Analistët shprehen se s’ka vullnet për formim të qeverisë, zgjedhjet e reja në dhjetor

Kurti mirëpret ambasadorin e ri të Gjermanisë, Rainer Rudolph

Kurti mirëpret ambasadorin e ri të Gjermanisë, Rainer Rudolph

Shkencëtarët zbulojnë një material të ri që mund të revolucionarizojë energjinë diellore

Shkencëtarët zbulojnë një material të ri që mund të revolucionarizojë energjinë diellore

Beqa i PDK-së: Pa zgjedhje të reja, nuk ka rrugë drejt qeverisë

Beqa i PDK-së: Pa zgjedhje të reja, nuk ka rrugë drejt qeverisë

Kryeministri francez mbështet ngrirjen e reformës së pensioneve të Macron

Kryeministri francez mbështet ngrirjen e reformës së pensioneve të Macron

Presidenti i Sirisë në Moskë – kërkon rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë

Presidenti i Sirisë në Moskë – kërkon rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën