TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zeqiri: Mbi 90 për qind e policëve janë të pakënaqur me pagat e shkurtit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Zeqiri: Arrestimet e IPK-së janë spektakël, tre policë u liruan nga hetimet në mungesë provash

Imer Zeqiri

Pagat e muajit shkurt për Policinë e Kosovës kanë dalë pa shtesën e rrezikshmërisë, të cilën ata e kanë marrë që nga themelimi. Kjo ka shkaktuar pakënaqësi dhe mllef te shumica e pjesëtarëve, ka thënë kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

Sipas kryesindikalistit Zeqiri, “më shumë se 90 për qind” e policëve janë të pakënaqur me pagën e muajit shkurt. Sipas tij, vetëm një pjesë e vogël ka një ngritje të vogël të pagës, nga 20 deri në 90 euro, që ka ardhur kryesisht nga përvoja e punës së personit. Derisa te pjesa e stafit civil, ka edhe ulje të pagave.

“Pas ekzekutimit të pagave, unë kam pasur shumë telefonata e takime fizike me kolegë dhe janë shumë të pakënaqur me atë se çfarë ka ndodhur. Arsyeja e parë është se pagat e muajit shkurt për Policinë e Kosovës kanë dalë pa shtesën e rrezikshmërisë, shtesë kjo që është pranuar që nga themelimi i policisë e deri më tani”, ka theksuar Zeqiri.

“Pakënaqësi kemi edhe te kategoritë, ku ka pasur zvogëlim të pagave ose që pagën e kanë marrë të njëjtë me pagën e janarit”.

“Mund të them me plot përgjegjësi që kemi te një pjesë një ngritje të lehtë të pagës, krahasuar me pagën e janarit e që kjo vlerë e ngritjes është kryesisht nga përvoja e punës së personit. Përndryshe e them se me të gjithë ata që kam kontaktuar, më shumë se 90 për qind janë të pakënaqur me pagën e muajit shkurt. Rritja që e përmenda është nga 20 deri 90 euro, aty dikund”, u shpreh kryetari i Sindikatës së PK-së për EO.

Ndonëse kanë qenë pjesë e draftimit të Ligjit, Zeqiri thotë se nuk janë marrë për bazë kërkesat e tyre.

“Ne kemi qenë edhe në diskutim publik gjatë draftimit të Ligjit, dhe kërkesat tona kanë qenë që të kemi një pagesë për rrezikshmëri që ka qenë shumë e arsyeshme, jo ashtu siç ka mbetur. Po ashtu kërkesë e Sindikatës ka qenë të rriten shtesat, për orë jashtë orarit të punës dhe gjatë vikendit dhe festave, dhe që ndodhin këto për çdo ditë”.

“Kjo që ndodhi me ekzekutimin e pagave, largimi i shtesave të rrezikshmërisë, e ka krijuar atë pakënaqësinë edhe mllefin jashtëzakonisht te pjesëtarët e Policisë së Kosovës, si dhe te pjesa e stafit civil të cilët nuk kanë rritje, por kanë edhe zbritje të pagës”, u shpreh ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

KGJK kërkon nga Avokati i Popullit që Ligjin për Paga ta referojë në Kushtetuese

Trajtoi shumë raste, si performoi Kushtetuesja këta muaj?

Mos-pagesa për rrezikshmërinë në punë, policët paralajmërojnë protesta

Siguria publike në Kosovë vlerësohet e qetë, kërkohet më shumë punë nga policia

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën