TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

45 milionë euro borxh kanë konsumatorët ndaj KRU “Prishtina”

nga TËVË 1
21 Maj, 2023
0
A A
Shpërthen gypi, mbetet pa ujë një pjesë e Bregut të Diellit

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ka thënë se borxhi i konsumatorëve në këtë kompani, që nga paslufta, kap vlerën prej 45 milionë eurosh.

Siç tha Mjeku, 80 për qind e ujit shfrytëzohet nga amvisëria, ndërsa borxhi i kësaj kategorie të konsumatorëve përbën shumicën e borxhit, saktësisht 40 milionë euro. Ndërsa, bizneset dhe institucionet kanë borxh prej 5 milionë eurosh.

Ajo ka sqaruar se i kanë dërguar dhjetëra lëndë te përmbaruesi, duke shtuar se më ketë formë kanë arritur që të inkasojnë një shumë të madhe të madhe të borxheve.

“Borxhi i konsumatorëve të amvisërisë, institucioneve, bizneseve të vogla dhe të mëdha, ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, po flasim që nga paslufta deri më sot është mbi 45 milionë euro. 80 për qind e sasisë së ujit shpenzohet nga amvisëria, ndërkaq borxhi, vetëm i konsumatorëve të amvisërisë, është rreth 40 milionë euro. 5 milionë euro janë borxhe të bizneseve të vogla e të mëdha dhe të institucioneve”, ka thënë ajo.

“Në përmbarim dërgohen ata konsumatorë që kanë borxhe mbi 100 euro. Kemi dërguar me dhjetëra lëndë, jemi duke përgatitur çdo ditë nga zyra ligjore lëndë të tjera. Pikërisht për këtë arsye u kemi bërë apel edhe qytetarëve që t’i shmangin taksat ndaj përmbaruesve. Pra, ta paguajnë borxhin para se lënda e tyre të shkojnë te përmbaruesi privat. Me përmbarim kemi arritur qe ta marrim një shumë të konsiderueshme të parave nga borxhlinjtë”, shtoi Mjeku.

Mjeku ka bërë të ditur se çdo të mërkurë dhe premte, me asistencë të Policisë së Kosovës, bëjnë çkyqjen e tri llojeve të konsumatorëve.

Sipas saj, ata që kyçen në mënyrë ilegale, përveç që kyçen nga furnizimi me ujë, ushtrohet edhe kallëzim penal, raporton EO.

“Veç kemi filluar me çkyqje intensive nga sistemi i rrjetit te furnizimit me ujë të pijshëm. Fillimisht jemi duke aplikuar çkyqje te ata konsumatorë që kanë borxhe të grumbulluara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe ndaj atyre konsumatorëve që janë të kyçur ilegalisht në sistem. Si konsumatorë ilegalë përfshihen të gjithë ata që kanë marrë pëlqimin për kyçje, kanë plotësuar kushtet teknike, mirëpo nuk i kanë dërguar ende listat e konsumatorëve në K.R.U Prishtina”, deklaroi ajo.

“Çdo të mërkurë dhe premte, me asistencë të Policisë së Kosovës, dalim që t’i çkyqim tri lloje të konsumatorëve, ata që kanë borxhe të mëdha, ata që janë të kyçur ilegalisht, por edhe një kategori e konsumatorëve të cilët pas çkyqjes nga ana jonë, kyçen në mënyrë ilegale. Këta të fundit, përveç që kyçen nga furnizimi me ujë, ushtrojmë edhe kallëzim penal”, shtoi Mjeku.

Tags: borxhekonsumatorëtKRU "Prishtina"
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X