TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev mes përpjekjeve për një armëpushim njëmujor

by Tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev mes përpjekjeve për një armëpushim njëmujor

Udhëheqësit evropianë mbërrijnë në Kiev mes përpjekjeve për një armëpushim njëmujor

Udhëheqësit e katër vendeve evropiane mbërritën të shtunën në Kiev, në shenjë të mbështetjes së përbashkët, ndërkohë që po shtohen thirrjet që Rusia ta pranojë një armëpushim njëmujor në luftën trivjeçare në Ukrainë.

Liderët e Francës, Gjermanisë, Polonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar mbërritën së bashku në stacionin hekurudhor të Kievit, ku u takuan me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Ata vendosën së bashku lule në një memorial të improvizuar për ushtarët e rënë ukrainas, në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, gjatë një ceremonie që shënoi 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Kjo është hera e parë që udhëheqësit e katër vendeve udhëtojnë së bashku në Ukrainë. Ndërkaq, Friedrich Merz po e zhvillon vizitën e tij të parë në Ukrainë si kancelari i ri i Gjermanisë.

Së bashku me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, udhëheqësit evropianë po kërkojnë nga Rusia ta pranojë një armëpushim 30-ditor për të hapur rrugën për bisedime për paqe, me qëllim që t’i jepet fund luftës.

Në mars, Shtetet e Bashkuara propozuan një armëpushim të menjëhershëm për 30 ditë, të cilin Ukraina e pranoi, por Kremlini ka ngulur këmbë për kushte më të leverdishme për veten.

“Ne e përsërisim mbështetjen tonë për thirrjet e presidentit Trump për një marrëveshje paqeje dhe i bëjmë thirrje Rusisë ta ndalë pengimin e përpjekjeve për të arritur paqe të qëndrueshme”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të udhëheqësve.

“Së bashku me SHBA-në, i bëjmë thirrje Rusisë ta pranojë një armëpushim të plotë dhe pa kushte për 30 ditë, për të krijuar hapësirën për bisedime mbi një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, theksuan ata.

Ndihmësi i presidentit ukrainas, Andrii Yermak, shkroi në Telegram: “Ka shumë punë për të bërë, shumë tema për të diskutuar. Duhet t’i japim fund kësaj lufte me një paqe të drejtë. Duhet ta detyrojmë Moskën të pranojë armëpushimin”.

Më vonë gjatë ditës, udhëheqësit pritet ta zhvillojnë një takim virtual së bashku me Zelenskyn, për t’i njoftuar udhëheqësit e tjerë mbi përparimin drejt krijimit të një të ashtuquajturi “koalicion të vullnetit”, i cili do të ndihmonte forcat e armatosura të Ukrainës pas një marrëveshjeje për paqe dhe mbase do të vendoste trupa në Ukrainë për të mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së mundshme me Rusinë./Radio Evropa e Lirë

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bordi i Paqes i kërkon Izraelit të lejojë ndihmat humanitare në Gazë, pas përmbytjeve nga shiu

Bordi i Paqes i kërkon Izraelit të lejojë ndihmat humanitare në Gazë, pas përmbytjeve nga shiu

Hegseth e quan nismën për shkarkimin e tij “spektakël politik”

Hegseth e quan nismën për shkarkimin e tij “spektakël politik”

Rubio i quan bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi “shumë produktive”

Rubio i quan bisedimet trepalëshe në Abu Dhabi “shumë produktive”

Serbia nis hetimet ndaj zyrtarëve të ish-pushtetit, por a do të hapen edhe dosjet e Banjskës dhe të Radoiçiqit?

Serbia nis hetimet ndaj zyrtarëve të ish-pushtetit, por a do të hapen edhe dosjet e Banjskës dhe të Radoiçiqit?

Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Duhet ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur

Kurti nga Parisi i drejtohet Serbisë: Duhet ta njohë realitetin, Kosova është shtet i pavarur

BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare

BQK: Nga 23 nëntori nis zbatimi i sistemit TIPS-K, transfertat bankare në Kosovë brenda pak sekondash

“Ditari”- 10.11.2026

“Ditari”- 10.11.2026

A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Europës?

A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Europës?

Sundimi i ligjit dhe reformat në drejtësi, në fokus të takimit Haxhiu-Lopes

Sundimi i ligjit dhe reformat në drejtësi, në fokus të takimit Haxhiu-Lopes

Ndërpriten punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, Inspektorati konstaton parregullsi

Ndërpriten punimet në një objekt ndërtimi në Ferizaj, Inspektorati konstaton parregullsi

Një muaj paraburgim për të dyshuarin që mori pjesë në grupin e organizuar kriminal

Parandalohet futja e një thike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën