TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

4 vjet nga ratifikimi i “demarkacionit”, marrëveshja e vitit 2015 ende e pambyllur

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
4 vjet nga ratifikimi i “demarkacionit”, marrëveshja e vitit 2015 ende e pambyllur

Delegacioni kosovar kishte nënshkruar një marrëveshje për demarkacionin me Malin e Zi, në gushtin e vitit 2015 në Vjenë. Që nga ky moment, opozita e asaj kohe i kishte dalë kundër kësaj marrëveshje me arsyetimin se Kosova humb territor.

Për më shumë se tri vjet, kjo marrëveshje nuk arriti të hyjë në fuqi, pasi nuk mund të garantonte votat  e mjaftueshme për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

Sa herë që tentohej një gjë e tillë, salla e Kuvendit mbulohej nga gazi lotsjellës.

Në shkurtin e vitit 2018, u krijuar mundësitë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje mes presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij malazez, Filip Vujanoviç.

Tentativë pas tentative,  më 21 mars të vitit 2018, në seancën e Kuvendit të Kosovës, edhe një herë u hodh në votim marrëveshja e 2015-ës. Edhe atë ditë ishin sfidat e zakonshme.

Më në fund ky diskutim tre vjeçar mori fund. Marrëveshja e demarkacionit u ratifikua.

Ujdia ishte që kjo marrëveshje pas ratifikimit të ketë mundësi të korrigjohet për ndonjë gabim eventual të shënimit të vijës kufitare.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se diskutimet për këtë çështje do t’i bëjnë vetëm pas krijimit të qeverisë së re të Malit të Zi.

Ndaj kësaj deklarate të kryeministrit ka reaguar ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, i cili në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “E vërteta është vetëm një. Dy nga tri dokumentet e miratuara, në Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për kufirin shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi, e përcaktojnë kufirin në Qafë të Çakorrit dhe në Kullë të Zhlebit”.

Raporti i gazetarit Valmir Gallopeni.

Tags: DemarkacioniRatifikimi i demarkacionit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nagavci e quan absurde mbetjen e shkollave pa ngrohje

Nagavci e quan absurde mbetjen e shkollave pa ngrohje

Vërshimet e fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca evakuon tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”

Vërshimet e fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca evakuon tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”

IHMK njofton për gjendjen e niveleve të ujit në lumenjtë kryesorë të Kosovës

IKSHPK: Uji i papijshëm në disa rajone të Kosovës pas reshjeve të dendura të shiut

Gjilani hap thirrjen për subvencionimin e qirasë për familjet në nevojë

Gjilani hap thirrjen për subvencionimin e qirasë për familjet në nevojë

“Ditari”-12.01.2026

“Ditari”-12.01.2026

Ministri iranian: Protestat u bënë “të përgjakshme” që SHBA të ketë justifikim për ndërhyrje ushtarake

Ministri iranian: Protestat u bënë “të përgjakshme” që SHBA të ketë justifikim për ndërhyrje ushtarake

Instagram përballet me akuza për ekspozim të të dhënave personale

Instagram përballet me akuza për ekspozim të të dhënave personale

Nagavci e quan absurde mbetjen e shkollave pa ngrohje

Nagavci e quan absurde mbetjen e shkollave pa ngrohje

Dyshohet se e mori rrjedha e lumit Mat, policia shqiptare nis kërkimet për 30-vjeçarin

Dyshohet se e mori rrjedha e lumit Mat, policia shqiptare nis kërkimet për 30-vjeçarin

‘Kufjet me tel’ janë sërish në modë

‘Kufjet me tel’ janë sërish në modë

Vërshimet e fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca evakuon tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”

Vërshimet e fundit, Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca evakuon tri familje në lagjen “Kodra e Trimave”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën