TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

4 trupa të gjetur në Hajvali, dyshohet që i përkasin luftës së fundit

Në fshatin Hajvali të Prishtinës janë duke vazhduar gërmimet nën dyshimin se në këtë vend mund të ketë mbetje mortore të personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Deri me tani janë gjetur eshtrat e katër personave.

by Jona Kelmendi
6 muaj ago
0 0
A A

Autori: Jona Kelmendi

Në këtë vend, në fshatin Hajvali të Prishtinës, dheu po gërmohet sërish.

Kjo pasi që nën tokë janë gjetur mbetje mortore që dyshohet se i përkasin katër personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë.

Procesin e zhvarrimit e përcolli edhe kryesuesi i komisionit për personat e zhdukur, Andin Hoti, i cili tha që gërmimet janë bërë në 24 lokacione deri më tani, ndërkohë në 12 prej tyre janë hasur mbetje mortore që dyshohet të jenë të personave të zhdukur.

“Kjo nuk do të thotë që patjetër këta persona janë persona të zhdukur. Këtë e thotë patjetër vetëm kur vjen raporti i ADN-së. Lokacioni i fundit i 24 që sot po gërmohet, nuk është i fundit për këtë vit, vjen si rezultat i disa analizave dhe raporteve edhe një bashkëpunimi të mirëfilltë që kemi me organizatat ndërkombëtare dhe Kryqin e Kuq. Në këtë lokacion kemi arrit me i gjetë nuk po them që janë persona të zhdukur patjetër, mbetjet mortore të 4 personave”,ka thënë Hoti.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur tha që gërmimet të tilla në këtë lokacion janë bërë edhe me parë.

“Në këtë lokacion jemi rikthyer, kjo do të thotë se ky lokacion është trajtuar më parë, trajtimi i parë ka ndodhur muajt e parë të pasluftës, tetor të ’99-tës, dhe në bazë të këtyre të dhënave dhe bazë të të dhënave të arkivave ndërkombëtare, falë mbështetjes edhe të partnerëve ndërkombëtarë, të dhëna këto të shqyrtuara, kemi konkluduar që ne duhet të ri kthehemi në këtë lokacion”,është shprehur Gara.

E Ditor Haliti nga Instituti i Mjekësisë Ligjore tha që nëse do të ketë identifikim pozitiv të mbetjeve, atëherë ato do të vazhdojnë me procesin e identifikimit.

“Mbetjet mortore do ti dërgojmë në institutin e mjekësisë ligjore ku do ti nënshtrohen ekzaminimeve mjeku-ligjore dhe procesit të identifikimit”, thënë Haliti.

Punimet në këtë lokacion janë duke vazhduar nën mbikëqyrjen e komisionit qeveritar për personat e zhdukur, policisë dhe ekspertëve ndërkombëtarë.
Të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë përfshijnë një numër prej rreth 6000 personave, nga të cilët rreth 1600 persona ende nuk janë gjetur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Von der Leyen: Marrëveshja Izrael- Iran, një hap i rëndësishëm drejt rivendosjes së stabilitetit

Von der Leyen: Hungaria zgjedh Evropën

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

Magyar shpall fitoren në Hungari, thotë se u urua nga Orban

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

CNN Travel: Shqipëria po kthehet në destinacionin e ri të amerikanëve në Evropë

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Sondazhet e nxjerrin fituese opozitën në Hungari

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Lufta me Iranin i ka kushtuar Izraelit të paktën 11.5 miliardë dollarë

Auto Draft

Përgatitjet për Lojërat Mesdhetare 2030, sfidë stadiumi

Auto Draft

Konkursi për sekretar Kuvendi, kandidati: Kryetarja pati tendencë ta anulojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën