Izmir Zeqiri i cili Komunën e Zubin Potokut po e udhëheq nga fshati Çabër, aty ku është zyra për Komunitete dhe Kthim, ka thënë se planifikon që shpejtë detyrën e kryetarit ta ushtrojë nga objekti i komunës.
Ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1, tha se janë duke punuar në kompletimin e stafit dhe shpejtë mund të ushtrojë detyrën nga objekti i komunës.
“E shohë si të domosdoshme dhe kur jam duke folur për ofrimin e shërbimeve sa më afër për qytetarët, flas për të gjitha objektet që komuna i ka për të ofruar shërbime. Për shkak të kompletimit të stafit dhe akoma jemi në konsolidim e sipër dhe dita ditës mendojmë që të funksionojmë nga objekti i komunës dhe unë nga zyra e kryetarit”, ka thënë ai.
Zeqiri ishte vendosur në Çabër për të ushtruar detyrën e kryetarit pas protestave të serbëve lokal gjatë muajit maj dhe qershor të vitit të kaluar, të cilët kundërshtuar betimin e kryetarëve shqiptarë të zgjedhur në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.
Por, për dallim prej ti një kolegë i Zeqirit, Lulzim Hetemi, kryetar i Leposaviqit ka qëndruar i ngujuar në objektin e komunës për më shumë se 7 muaj.