TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vitin e ardhshëm pritet ngritja e aktakuzave të gjykimit në mungesë për krimet e luftës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Aktakuzë ndaj 21 personave për rasitin “Subvencionet I”

Prokurorja speciale, Drita Hajdari deklaron se me përfundimin e afatit ligjor të shpalljes në gazetë zyrtare, do të fillojnë aktakuzat e para pa prezencën e të pandehurit.

Ajo njofton se që nga marrja e kompetencave kanë ngritur 13 aktakuza për krime lufte. Hajdari pohon se me vetëm katër prokurorë specialë është vështirë të hetohen krimet e para më shumë se dy dekadave.

Prokurorja speciale thekson se aktakuzat e para të gjykimit në mungesë janë të gjitha për dhunime seksuale.

Gjykimi në këtë formë ndodhë për herë të parë në Kosovë dhe mund të procedohet vetëm pasi të dërgohen pesë ftesa në shtetin përkatës e të jenë shpallur në kërkim për hetim në procedurë penale për së paku gjashtë muaj në gazetën zyrtare.

“Unë personalisht i kam katër lëndë të tilla dhe me skadimin e afatit gjashtëmujor që kërkohet sipas ligjit-shpallja e tyre në gazetë zyrtare, unë vetëm do të filloj me aktakuzat e para të gjykimit në mungesë. Ju keni parë në media, që një shpallje vetëm ka ndodhur, janë publikuar fotografitë dhe emrat e personave në kërkim”, deklaron Hajdari për KosovaPress.

Hajdari thekson se Serbia nuk ka treguar gatishmëri e as nuk ka bashkëpunuar lidhur me procedimin e këtyre veprave penale. Ajo bën të ditur se Prokuroria Speciale ka kërkuar arrestimin për disa raste, për të dyshuarit që ndodhën jashtë vendit.

“Ngritja e aktakuzës dhe gjykimi në mungesë paraqet një satisfaksion për viktimat. Në anën tjetër paraqet edhe dokumentimin e krimit edhe konstatimin që krimi ka ndodhur. Unë si prokurore nuk jam aspak e lumtur që të zhvilloj procedurën pa praninë fizike të të pandehurit. Mirëpo, në situatë kur ne e kërkojmë dhe ndërmarrim të gjitha masat e mundshme për gjetjen e tij edhe nuk arrijmë që ta gjejmë, atëherë mbetet ky opsion, i cili paraqet një satisfaksion shumë të rëndësishëm për viktimat e krimeve të luftës”, thekson ajo.

Sipas saj, prokurorët vendorë prej marrjes së kompetencave kanë arritur më shumë suksese sesa dy misionet ndërkombëtare pas përfundimit të luftës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu takon ambasadorin e Italisë, flasin për situatën aktuale politike në vend

Haxhiu takon ambasadorin e Italisë, flasin për situatën aktuale politike në vend

Kurti: Të përkushtuar për normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke

Kurti: Të përkushtuar për normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Kosta Rikës

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Kosta Rikës

Kurti vlerëson bashkëpunimin me Kanadanë

Kurti vlerëson bashkëpunimin me Kanadanë

Humb jetën marinari gjerman në Vlorë

Tiranë, shoferi përplas për vdekje 7-vjeçarin

Haxhiu takon ambasadorin e Italisë, flasin për situatën aktuale politike në vend

Haxhiu takon ambasadorin e Italisë, flasin për situatën aktuale politike në vend

Kurti: Të përkushtuar për normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke

Kurti: Të përkushtuar për normalizimin të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Kosta Rikës

Osmani pranon letrat kredenciale të ambasadores së re të Kosta Rikës

Kurti vlerëson bashkëpunimin me Kanadanë

Kurti vlerëson bashkëpunimin me Kanadanë

Muja në Paris, pjesëmarrës në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë

Muja në Paris, pjesëmarrës në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësisë

​5 milionë euro ndahen për gratë ndërmarrëse dhe zonat rurale në Kosovë

​5 milionë euro ndahen për gratë ndërmarrëse dhe zonat rurale në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën