TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tuneli gjigant hekurudhor në Prishtinë

by tëvë1
3 vjet ago
1
A A
Tuneli gjigant hekurudhor në Prishtinë

Shenja paralajmëruese për një tunel, nuk ka.

Edhe hekurudha që të çon atje, nuk është në gjendjen të mirë.

Por, disa metra me tutje shfaqet hyrja e një tuneli gjigant hekurudhor, që fillon në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Ky tunel prej disa kilometrave, u ndërtua pas Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa ishte aktiv, deri pas luftës së fundit në Kosovë.

Në këtë tunel me tren disa herë udhëtoi edhe Ali Dragusha nga fshati Bërnicë.

Madje ky mban mend edhe kohën kur treni në këtë anë, ishte mjeti kryesor i transportit.

“Mjeti kryesor i transportit ka qenë treni me avull në ato vitet e hershme, po flas për vitet e 70-ta, e mandej edhe autobusi. Kjo hekurudhë e ka krye bartjen kryesore të anës së Llapit për në Prishtinë, dmth të punëtorëve, studentëve etj”, thotë Ali Dragusha banor.

Dragusha thotë se ka dëgjuar që ky tunel gjigant u ndërtua nga duart e banorëve të kësaj ane.

“Punëtorët e kësaj rrethine, kanë punu të gjithë, dmth kush ka qenë i gatshëm për punë. Sipas meje të ardhurat e para që kanë punuar diku në një punë të shtetit, ka qenë punëtorët e kësaj rrethine” thotë ai.

Dragusha thotë se gjatësia e tunelit mund të jetë deri në 3 km.

Ndërsa shton se dikur nga kureshtja banorët provonin ta kalonin tunelin në këmbë.

“Kemi tentuar disa herë me kalu në këmbë tunelin, po kemi arrit deri në gjysmë, sepse na është dukur larg”, ka treguar ky banor.

Ndërkohë ashtu sikurse hekurudha jashtë, edhe brendësia e tunelit tani nuk mirëmbahet.

Por në kohën që u ndërtua, ky tunel i plotësonte të gjitha kushtet.

Këto pika në tunel quheshin dollape, ndërsa shërbenin si strehim për personat që ndodheshin këtu, në rastet kur vinte treni, raporton Tëvë1.

E dalja nga ky tunel, është në fshatin Llukarë të Prishtinës.

Por, gjendja këtu duket akoma me e rëndë sesa në Bërnicë.

Tuneli që dikur shkurtoi kohën e udhëtimit, tani është shndërruar në një deponi bërlloku.

Ndërkohë, kureshtjen e banorëve e kanë shuar nga Infrakos.

Nga kjo ndërmarrje kanë treguar saktë gjatësinë e tunelit dhe vitin kur është ndërtuar

“Gjatësia e tunelit  Bernicë i cili  del në Llukarë të Prishtinës është 1586 m, ndërsa viti i ndërtimit është në 1936. Një pjesë e kësaj  linje hekurudhore edhe sot është aktive  Prishtinë – Fushë Kosovë ,Prishtinë – Bardhosh pjesa qe e përfshinë Tunelin ka qenë aktive për transport të mallrave deri në vitin 2011. Kjo Linjë të dërgon deri në Merdar Kufiri me Serbinë Gjatësia e kësaj linje është 45.05 km”, thuhet në përgjigjen e Infrakos.

Nga Infrakos po ashtu kanë thënë kjo linjë njihet si linja e 7-të hekurudhore, ndërsa për të ka filluar edhe projekt dizajni dhe në një të ardhme të afërt do të gjendet  mundësia e financimit të saj bashkërisht me Qeverinë Kosovës.

Ndërsa në tërë rrjetin hekurudhor në territorin Kosovës janë 24 tunele me gjatësi totale të këtyre tuneleve prej 9.392,05 km.

Kronika e realizuar nga Fidan Zejnullahu

Tags: Tuneli
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Përleshje fizike në Prishtinë, një person i lënduar

Bërxulli: Vendi s’do të shkojë në zgjedhje për presidentin, Kurti bëhet i mirë për të arritur qëllimet

Bërxulli: Vendi s’do të shkojë në zgjedhje për presidentin, Kurti bëhet i mirë për të arritur qëllimet

Dugolli: Me çka do të arsyetohen vendet e BE-së për mos heqje të masave

Dugolli: Shkuarja në zgjedhje në dorën e opozitës

Krasniqi: PDK e LDK iu ofruan Kurtit, do t’i shkojnë në seancën për presidentin

Krasniqi: PDK e LDK iu ofruan Kurtit, do t’i shkojnë në seancën për presidentin

“InfoNata” 26.02.2026

Afganistani nis sulme kundër Pakistanit, raportohet për të vrarë

“Këndi i Debatit” 26.02.2026

“Këndi i Debatit” 26.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën