TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tromp: Ndryshimet gjeopolitike nuk janë në favor të Kosovës

Ligjëruesja në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp, vlerëson se shteti serb është i përfshirë në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë. Ajo mes tjerash thotë se Kosova duhet ta përmbyll sa më shpejtë procesin e dialogut me Serbinë, për shkak se rrethanat gjeopolitike po ndryshojnë në favor të Serbisë.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Tromp: Ndryshimet gjeopolitike nuk janë në favor të Kosovës

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, refuzon ta pranoj se shtetit serb ishte në dijeni për sulmin që u krye ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
I pari i Serbisë tha se ishin serbët lokal ata që u revoltuan siç tha ai, ndaj “terrorit” të kryeministrit Albin Kurti.

Por, ligjëruesja në Universitetin e Amsterdamit, Nevenka Tromp, thotë se nuk ka dyshim që shteti serb ishte i përfshirë në atë sulm ndaj Policisë së Kosovës.

Sipas saj qëllimi i Serbisë ishte destabilizimi i veriut të Kosovës.

“Ishte e qartë se më 24 shtator shteti serb synoi ta destabilizoj veriun e Kosovës. Serbia edhe njëherë e dëshmoj se sa larg mund të shkoj me këto veprime destabilizuese. Është sinjal pozitiv që shtetet perëndimore e dënuan ashpër këtë sulm të Serbisë ndaj Kosovës. Gjithashtu duhet thënë se shteti i Kosovës e menaxhoi në mënyrë profesionale situatën për të vënë nën kontroll veriun e vendit”, tha ajo për Tëvë 1

Tutje, Tromp thotë se perëndimi duhet të alarmohet nga veprimet e Vuçiqit edhe pas ngjarjes së 24 shtatorit.

“Pas aksionit të dështuar në veri, Aleksandar Vuçiq e morri rrugën për në Kinë për tu takuar me presidentin kinez Xi Jinping dhe presidentin rus, Vladimir Putin. Kjo flet shumë për rrugën të cilën e ka zgjedhur Serbia në krye me Aleksandar Vuçiqin. Nëse këto veprime të Serbisë nuk janë sinjal për perëndimin atëherë kjo është diçka shumë problematike. Në anën tjetër Kosova me të gjitha problemet më të cilat ballafaqohet është e palëkundur në orientimin e saj perëndimor dhe kjo besoj duhet të vlerësohet më shumë”, shprehet ajo.

Nevenka Tromp, vlerëson se Kosova nuk ka kohë më për të humbur, dhe duhet sa më shpejtë ta përmbyllë procesin e dialogut me Serbinë.

Pasi sipas saj, ndryshimet gjeopolitike nuk po shkojnë në favor të Kosovës.

“Bota po ndryshon me shpejtësi të madhe, po shohim ndryshime serioze gjeopolitike dhe duhet ta dini se Kosova nuk do të jetë gjithmonë në fokusin e shteteve perëndimore. Prandaj është mirë që Kosova ta shfrytëzojë këtë momentum sepse koha po kalon dhe shanse të tilla mund të mos vijnë më. Në anën tjetër Serbia është duke e lexuar shumë mirë këtë situatë”, ka thënë Tromp për Tëvë 1

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se gjatë javës së ardhme të do të shkojë në Bruksel.

Komuniteti ndërkombëtar po insiston që të dyja palët t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Tags: Kosovandryshimet gjeopolitikeNevenka Tromp
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rizvanolli: Disa kompani deshën të tërhiqen nga ankandi solar për shkak të sulmit në Banjskë

Rizvanolli del me sqarim për ndaljen e blloqeve në KEK

Mbyllen 26 motele dhe villa

Mbyllen 26 motele dhe villa

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Arrestohet në Serbi një shtetas i Kosovës

Rizvanolli: Disa kompani deshën të tërhiqen nga ankandi solar për shkak të sulmit në Banjskë

Rizvanolli del me sqarim për ndaljen e blloqeve në KEK

Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’

Çmimi i Bitcoin bie për ‘tokë’

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Gnabry vazhdon kontratën me Bayern Munichun

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Trajneri Kakiouzis largohet nga Prishtina

Mbyllen 26 motele dhe villa

Mbyllen 26 motele dhe villa

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Kurti dhe Gjukanoviq diskutojnë për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën