Përmes një postimi në Facebook BIK-u ka njoftuar se në xhamitë e Kosovës do t’i kushtohet një hytbe fenonemit të bullizmit, shkruan teve1.info
“Me këtë rast Myftiu Tërnava e njohu mysafirin me aktivitetin e BIK-ut dhe përpjekjen e vazhdueshme të këtij institucioni për një mirëqenie sa më të mirë të popullit tonë, duke përgëzuar atë për këtë fushatë dhe njëherësh theksoi se në xhamitë tona ligjërohet mbi këtë çështje dhe zëri i imamit vihet në luftimin e çdo të keqeje e negative në mesin tonë, dhe se në një hytbe do t’i kushtohet edhe fenomenit të bullizmit”, thuhet në njoftim.