TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Tentoi t’ua ndalte furnizimin me oksigjen policëve në veturë”, Gjykata jep arsyet për 30 ditë paraburgim për serbin e arrestuar

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Daçiq paralajmëron për “destabilizim të rajonit”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur arsyen e caktimit të paraburgimit një muaj për serbin e arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprave penale Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese, Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare, Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi dhe veprën penale Sulmi ndaj personit zyrtar.

Në komunikatën e Gjykatës thuhet se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale, veçanërisht rrezikshmërinë shoqërore të veprave penale, pasojat nga të cilat janë lënduar shumë pjesëtar të KFOR-it, zyrtarë policorë, gazetarë e qytetarë të tjerë, si dhe dëmet materiale të shumta nga djegia dhe dëmtimi fizik, tregon mjaftueshëm se i pandehuri nëse lihet që të mbrohet në liri do të tentojë që të ndryshojë provat e veprës penale, duke ndikuar në të dyshuarit e tjerë të cilët gjenden të lirë si dhe dëshmitarët tjerë eventualë, po ashtu në rastin konkret ekziston edhe rreziku i ikjes së të pandehurit, i njëjti lehtë mund të arratiset duke marrë në konsideratë faktin se i pandehuri S.M është shtetas edhe i Serbisë dhe nëse lihet në liri, mund të arratisët, andaj në këtë rast caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe më se i arsyeshëm”, thuhet në komunikatë, përcjell teve1.info

Gjykata ka thënë se i dyshuari bashkë me një grup të dyshuar ka marrë pjesë në protestën e dhunshme në Zveçan më 29 maj të vitit të kaluar duke sulmuar duke sulmuar pjesëtarë të KFOR-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Ai poashtu dyshohet se ka tentuar të bllokojë ventilimin e veturës së Policisë së Kosovës brenda të cilës gjendeshin të ngujuar disa policë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

“I pandehuri S.M dyshohet se me një grup të dyshuar ka qenë pjesëmarrës i protestave të organizuara me datë 29.05.2023 para objektit të Komunës se Zveçanit, duke sulmuar pjesëtarë të KFOR-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës si dhe duke përdorur shkumë ka tentuar të bëjë bllokimin e ventilimit të veturës së Policisë në të cilën në ato momente gjendeshin të ngujuar brenda në veturë zyrtarë policorë, e qëllimi i të pandehurit ka qenë që këtyre zyrtarëve policorë t’ju ndalet furnizimi me oksigjen duke rrezikuar seriozisht jetën e zyrtarëve policorë, me çka nga veprimet e këtij të pandehuri përmbushën të gjitha elementet e veprave penale për të cilat dyshohet”, thuhet në njoftim.
S.M, 30- vjeç është arrestuar në Jarinjë nga Policia e Kosovës dy ditë më parë.

Tags: Gjykataparaburgimprotestat ne Zvecanserbi i arrestuar
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy foshnja të diagnostikuara me fibrozë cistike në QKUK

Dy foshnja të diagnostikuara me fibrozë cistike në QKUK

Policia e Kosovës reagon ndaj raportimeve në media serbe se kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë

Ndalohet në Jarinjë shtetasja e Serbisë, dyshohet për dokumente të falsifikuara

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi fizikisht djalin e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

Malishevë, arrestohet një grua ushtroi dhunë fizike ndaj një tjetre

Sulmoi policen brenda stacionit në Ferizaj, e dyshuara lirohet pas intervistimit

Dy foshnja të diagnostikuara me fibrozë cistike në QKUK

Dy foshnja të diagnostikuara me fibrozë cistike në QKUK

Policia e Kosovës reagon ndaj raportimeve në media serbe se kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë

Ndalohet në Jarinjë shtetasja e Serbisë, dyshohet për dokumente të falsifikuara

​Nga kriza globale te xhepi i qytetarit, OEK dhe DhTIK propozojnë masa për uljen e çmimit të naftës

SHBA-të miratojnë shitjen e naftës iraniane që është tashmë në tranzit

Vodhi veturën në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Sulmoi fizikisht djalin e tij, arrestohet i dyshuari në Pejë

Malishevë, arrestohet një grua ushtroi dhunë fizike ndaj një tjetre

Sulmoi policen brenda stacionit në Ferizaj, e dyshuara lirohet pas intervistimit

​Dita Botërore e Sindromës Down

​Dita Botërore e Sindromës Down

​21 Marsi – Dita botërore e poezisë

​21 Marsi – Dita botërore e poezisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën