TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Tensione në protestën kundër ngritjes së çmimit të energjisë,

by Besarta Mehmeti
5 vjet ago
0
A A
Tensione në protestën kundër ngritjes së çmimit të energjisë,

Grupi organizativ i protestës “Asnjë cent më shumë”, kanë protestuar sot me qëllim të anulimit të vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ZRrE-së dhe Qeverisë për ngritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Anulo Vendimin”, “Qeveri e popullit apo e privatnikut”,”S’paguaj edhe për veriun”, ishin disa nga shkrimet në pankartat e protestuesve, të cilët u nisën nga sheshi “Zahir Pajaziti”, drejt Qeverisë.

Mirëpo situata u tensionua pasi që protestuesit tentuan të hyjnë nw oborrin e Qeverisë për ta lexuar fjalimin e tyre ku pastaj pati edhe ndërhyrje nga zyrtarët policorë.

Pas akuzave e shtyrjeve nga ana e Policisë, anëtari i grupit organizativ të protestës, Denis Krasniqi, tha se me këtë vendim ZRrE dhe ekzekutivi po i dalin në mbrojtje të Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS).

“Ajo që pritej edhe ndodhi. ZRrE bashkë me Qeverinë i dolën në krahë një kompanie private si KEDS-i, e nuk i mbrojti interesat tona e bile edhe sot po mundohet t’i shtypë të drejtat tona. Qeveria u bë garanci e fitimit të KEDS-it duke i dhënë subvencione 100 milionë euro. E këto para po thotë që i kamë dhënë prej buxhetit, por buxheti a është i joni. Vendimi i ZRrE-së për vendosjen e bllok tarifës dhe rritja e çmimit për të gjithë konsumatorët do të na varfërojë secilin prej nesh. Po rritet çmimi i rrymës, po rriten çmimet e produkteve ushqimore, po rritet çmimi i naftës e xhepat tonë vetëm po varfërohen. E ne sot i tregojmë Qeverisë, gjithashtu edhe zhvatësit kryesorë në rrjetin energjetik të Kosovës KEDS-it që ‘Asnjë cent më shumë nuk e keni prej nesh’”, tha ai.

Ndër të tjerash me këtë rritje të madhe të çmimeve në Kosovë, protestuesit bëjnë kërkesë te ZRrE që të anulojë vendimin për ngritje të çmimit të energjisë. “Vendimi është marrë thellësisht i padrejtë dhe zhvatës, kjo është një tentativë tjetër për të na e faturuar ne qytetarëve pasurimin e bizneseve. Në këto kushte një numër i madh i papunësisë është në Kosovë, dhe rroga minimale është rreth 180 euro, si t’ia dalin familjet me 180 euro, plus me shtrenjtimin e të gjitha çmimeve. Ne këtu ia bëjmë me dije kryeministrit dhe të gjithë atyre që kanë mundësi të fyejnë çdo person në Kosovë që rryma asnjëherë nuk ka qenë e lirë, secili prej nesh e dinë fare mirë se sa ka paguar dhe ka përfituar KEDS-i tërë këto vite…E kemi një kërkesë për ZRrE-në që është të anulohet vendimi për vendosjen e bllok tarifës dhe për rritjen e çmimit dhe e kemi një kërkesë edhe më të madhe për Qeverinë që të fillojë procesin për nacionalizimin e rrjetit energjetik të Kosovës. Kjo është zgjidhja më e qëndrueshme për furnizimin e drejtë me energji elektrike të gjithë ne pa dallim, duke përfshirë edhe Qeverinë”, tha ai.

Ndër të tjerash ata thanë se do ta kundërshtojnë me të gjitha mjetet demokratike vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe Qeverisë./KP/

Tags: Energji ElektrikeProtestaqytetaret
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku takon senatorët francezë, në fokus forcimi i partneritetit Kosovë-Francë

Abdixhiku takon senatorët francezë, në fokus forcimi i partneritetit Kosovë-Francë

Kurti takohet me kongresistin Wilson, i kërkon mbështetje për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Kurti takohet me kongresistin Wilson, i kërkon mbështetje për të drejtat e shqiptarëve në Luginë

Paltforma “Liria Ka Emër” mban nesër konferencë për media në Prishtinë

Paltforma “Liria Ka Emër” mban nesër konferencë për media në Prishtinë

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Në Marinë të Skenderajt gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar

“Mendonte t’i jepte fund jetës” – rrëfimi tronditës i vëllait të Princeshë Dianës për vitet e saj më të vështira

Rama në Detroit për vendimin e Hagës: Refuzoj “varrosjen për së gjalli” të katër njerëzve, populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

Rama në Detroit për vendimin e Hagës: Refuzoj “varrosjen për së gjalli” të katër njerëzve, populli i Kosovës s’e gjen veten në atë vendim

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Në Marinë të Skenderajt gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar

“Gjithë kemi dyshu te Serbia” – rrëfimi emocional i djalit të Idriz Rrecaj

“Gjithë kemi dyshu te Serbia” – rrëfimi emocional i djalit të Idriz Rrecaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën