Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka nisur takimin me përfaqësues të medieve dhe shoqërisë civile për të diskutuar për zhvillimet në vend dhe rrugën që duhet ndjekur Kosova.
Ky takim që është i pari, po zhvillohet në kuadër të nismës që së ka marrë Abdixhiku, pas zhvillimeve të reja në vend të krijuar nga situata në veri si dhe qortimet që ka marrë Kosova nga aleatët BE e SHBA.
“Do të ftoj akterë të shoqërisë civile, akademisë, sektorit privat, mërgatës, mediave e opinionistëve, partive politike, shqiptarëve në rajon e miqve të Kosovës nëpër botë për të ndërtuar rrugën e vërtetë. Do t’u prezantojë dhe planin e LDK-së për kapërcimin e izolimit e krizës. Në këto takime do të kërkoj mbështetje për ndërtimin e masës kritike e zërit alternativ që bota perëndimore duhet ta dëgjojë nga ne tani. Vendi ynë ka një të ardhme ndryshe nga çfarë na projektohet sot”, kishte shkruar Abdixhiku kur bëri të ditur nismën e tij./teve1.info/









