TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Si u realizua paraqitja e parë publike e zërit të UÇK-së?

Për herë të parë para opinionit ndërkombëtar, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte paraqitur përmes zërit dhe imazhit të ish-zëdhënësit të saj, Jakup Krasniqit. E këtë intervistë e realizuan kameramani Abaz Zeka dhe ish-gazetari i luftës, Nuhi Bytyqi. 25 vjet pas kësaj ngjarje, Bytyqi për Tëvë1, ekskluzivisht i ka zbuluar të gjitha prapaskenat e xhirimit të kësaj interviste, përmes së cilës UCK-ja paraqiti programin e saj para botës.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Si u realizua paraqitja e parë publike e zërit të UÇK-së?

Nga Prishtina morën rrugën për në Kleçkë të Lipjanit.

E tensioni kishte filluar të rritej.

Kjo pasi gazetarin, Nuhi Bytyqi, mesnatën e 10 qershorit të vitit 1998, e kishte telefonuar vet drejtori politik i UÇK-së Hashim Thaçi.

Bytyqit dhe ekipit të tij, shtabi i përgjithshëm, ia kishte besuar një punë të rëndësishme.

E ajo ishte ta xhironte paraqitjen e parë publike të zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit.

“Me 13 qershor të viti ’98, nga Negroci i Drenasit jemi nisur në drejtim të Kleçkës, përmes kësaj rruge. Atëherë nuk ka qenë e asfaltuar. Deri në Tërpeze në ka vozitur Idriz Hysenaj ndërsa tutje, Haxhi Shala. Fillimisht Kemi pyetur ku po shkojmë, na thanë që po shkojmë në Likoc, unë qesha sepse e dija që është rruga në drejtim të Malishevës, ndërsa komandanti ma tërhoqi vërejtjen dhe me tha që nuk është mirë me zbulua vendin e shkuarjes. Na vjen keq tha me jua lidh sytë”, ka treguar Nuhi Bytyqi, ish-gazetari i luftës.

E disa minuta pas kësaj bisede, vetura e tyre u ndal para një ode në fshatin Kleçkë të Lipjanit.

Oborri i familjes Shala, atë mbrëmje qershori, ishte i mbushur me ushtarë të lirisë.

“Ka qenë natë, ka pasur shumë ushtarë që kanë qenë në odën e madhe të familjes Shala, aty kam takuar Fatmir Limajn, Shukri Bujën, Haxhi Shalën dhe shumë komandantë të tjerë të UÇK-së”, shprehet Shala.

E disa minuta më vonë, këtu arriti edhe zëri i UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Për këtë, Nuhi Bytyqi së bashku me kameramanin, Abaz Zeka, vazhduan rrugën për në odën e familjes Shala.

“Këtu ka qenë një tavolinë, ulur ka qenë z. Jakup Krasniqi, majtas ka qenë z. Ferat Shala dhe djathtas z. Fatmir Limaj. Ne e kemi filluar bashkë me Abazin përgatitjet për realizimin e paraqitjes së parë publike ishte një përgjegjësi e madhe për neve. Ishim të vetëdijshëm që këtë paraqitje të z. Krasniqi do ta shikojë edhe opinioni botëror”, tregon Bytyqi.

E kur të gjitha përgatitjet përfunduan, filloi edhe realizimi i intervistës më të rëndësishme të UÇK-së.

Këtu, Jakup Krasniqi para botës paraqiti programin politik e ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

E kur gjithçka u krye me sukses, sfidë mbeti dërgimi i materialit për transmetim në Tiranë.

“Falë ndihmës së popullit dhe luftëtarëve të UÇK-së, kemi arritur që të gjitha materialet t’i montojmë në Prishtinë në familjen Doberqani, dhe me autobus t’i dërgojmë në Tiranë. Kena mbërri me 15 qershor në Tiranë dhe aty është dorëzuar në RTSH është transmetuar në mbrëmje në lajmet qendrore dhe intervista pati një jehonë të jashtëzakonshme”, shprehet ish-reporteri i luftës.

Familja Shala nuk i dha UCK-së vetëm bazën ku për herë të parë, UCK-ja do ta shpaloste programin e saj para botës.

Kjo familje për lirinë e vendit, dha edhe dëshmorin, Sadik Shala.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot kryesisht i vranët të hënën

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe me riga shiu

Mot kryesisht i vranët të hënën

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Gjashtë policë të lënduar në protestën e PD-së në Tiranë

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Dy të vdekur e një i lënduar rëndë në një aksident në Shqipëri

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Tragjedia në Podujevë: një i vrarë dhe dy gra të plagosura – çfarë dihet deri më tani

Mbi 50 të lënduar në natën e Vitit të Ri, bëhet thirrje për ndalim të mjeteve piroteknike

Dy të plagosurat në Podujevë në gjendje të rëndë, me frymëmarrje të asistuar

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Dy gra të plagosura në rastin e vrasjes në Podujevë

Mot i vranët dhe intervale me diell të enjten

Mot me diell e reshje shiu gjatë javës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën