Policia e Serbisë ka arrestuar kosovarin Kushtrim Bytyqin nga Fushë-Kosova i cili jeton në Gjermani.
Ai është arrestuar në kufirin Kroaci- Serbi, duke ardhur nga Gjermania për në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur, Xhevdet Smakiqi, avokat i angazhuar nga familja Bytyqi për rastin.
“Ne cilësinë e avokatit te Familjes Bytyqi jam autorizuar nga Familja Bytyqi nga Fushë Kosova te njoftoi edhe institucionet e Kosovës, MPJD-në, por edhe publikun se dje më 26 nëntor 2023 rreth orës 11:40h Policia Serbe e ka arrestuar në kufirin Kroaci – Serbi, Kushtrim Liman Bytyqin nga Fushë Kosova, deri sa po kthehej nga Gjermania për festat e nëntorit tek familja e tij”, ka shkruar ai në Facebook.
Avokati ka thënë se Bytyqi sipas familjarëve është arrestuar pasi ati i është gjetur karta e babit të tij të veteranit të UÇK-së.
Sipas familjarëve te Kushtrim Bytyqit ai ishte arrestuar pse i kishin gjetur kartën e veteranit te babait te tij si pjesëtar i UÇK-së po ashtu i janë sekuestruar sende personale dhe të hollat në kuletën e tij”, ka shkruar avokati.
Ndërsa, nga Ministria e Jashtme e Kosovës deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim për këtë rast.