TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Senatorja amerikane: Mirëpresim aspiratat e Kosovës për të qenë pjesë e NATO-s

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Tre senatorët amerikanë në takim me Kurtin

Në një deklarim të përbashkët për disa medie, pas takimit, presidentja Osmani tha se dhe kjo vizitë dërgon mesazh dhe tregon përkushtimin e ShBA-së për rajonin tonë.

“Si aleati ynë më i madh e i zëshëm, ShBA-ja luan rol në rajonin tonë, në Kosovë, dhe e mirëpresim këtë angazhim. Rendi e siguria është nën kërcënim. I informova mysafirët nga senati për rolin që Serbia dëshiron ta luajë në rajonin tonë. Ne bashkërisht do t’i ndalojmë këto ndikime malinje, sepse është vullnet i popullit të Kosovës”, ka thënë Osmani.

“Kur punojmë së bashku me ShBA mund të arrijmë gjithçka. Jemi me fat që vazhdojmë të kemi mbështetjen e secilës administratë amerikane. Përkushtimi ynë është kyç për të nderuar mbështetjen nga ShBA-ja. Fola për synimin tonë hapat drejt integrimit euroatlantik. Rruga e Kosovës është e qartë dhe kam besim se do të kemi mbështetjen e plotë të ShBA-së”, ka shtuar më tej ajo.

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, tha se është e rëndësishme ta tregojnë mbështetjen e tyre që kanë për Kosovën.

Tutje, ajo theksoi se mirëpresin aspiratat e Kosovës për të qenë pjesë e NATO-s.

“Më vjen mirë që jam kthyer këtu me miqtë tanë. Jemi delegacion dypartiakë. Ne shërbejmë në komisione që janë të rëndësishme për Kosovën dhe politikë të jashtme. Është e rëndësishme të tregojmë mbështetjen tonë për Kosovën. Sot vizituam kampin ‘Bondsteel’ dhe çmojmë përkushtimin e Kosovës. Vlerësojmë historinë dhe përkujtimin tuaj për sekretaren e Albright. Edhe në SHBA do të na mungojë ajo”, është shprehur Shaheen.

“Këtu jemi si pjesë e miqësisë që kanë ShBA-ja dhe Kosova. Mirëpresim aspiratat e Kosovës për të qenë pjesë e NATO-s. Ne jemi pjesë e grupit punues për NATO-n. Gjithashtu dëshiroj të shpreh përkrahjen për të lëvizur drejt BE-së. I ndajmë shqetësimet tuaja për rajonin. Mirëpresim mundësinë për të bashkëpunuar më tej. Mirëpresim mundësinë për të vazhduar marrëdhëniet tona të punës”, ka thënë ajo./EO

Tags: Chris MurphyJeanne ShaheenSenatorja amerikaneThom TillisVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Azem Vllasi kritikon VV-në për paqartësinë rreth kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente

Azem Vllasi kritikon VV-në për paqartësinë rreth kandidaturës së Vjosa Osmanit për presidente

​Abdixhiku: Nuk mund të ketë Qeveri të pakicës në Kosovë

Abdixhiku falënderon votuesit: Rezultati i LDK-së është verdikt i qytetarëve

Vllasi: Opozita e ka inat Vjosa Osmanin sepse ka ndarë një “fole” me Albin Kurtin

Vllasi: Opozita e ka inat Vjosa Osmanin sepse ka ndarë një “fole” me Albin Kurtin

​Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të

​Këta janë 120 deputetët e legjislaturës së 10-të

Përmbytjet në Shqipëri: 1.587 banesa dhe mbi 13 mijë hektarë tokë nën ujë

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

Hamza pas përfundimit të numërimit: PDK obligohet të bëjë më shumë për qytetarët

Gjashtë ushqimet më të mira për shëndetin e syve

Gjashtë ushqimet më të mira për shëndetin e syve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën