TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rritet numri i udhëtarëve e fluturimeve në ANP “Adem Jashari”

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rritet numri i udhëtarëve e fluturimeve në ANP “Adem Jashari”

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” LKIA po vazhdon suksese të pakufizuara gjatë viteve të fundit ku ka pasur progres të jashtëzakonshëm në numrin e udhëtarëve dhe fluturimeve.

Kështu thuhet në komunikatën e lëshuar nga zëdhënësja për informim e ANP Valentina Gara, ku është bërë i ditur numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në tremujorin e parë të vitit 2024.

“Në muajin Janar ka pasur rritje të numrit të udhëtarëve prej 21,84%, dhe 23,25% të numrit të fluturimeve, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa Shkurti ka shënuar rritje prej 37,62% në numrin e udhëtarëve dhe 32,96% në numrin e fluturimeve. Marsi 2024 ka shënuar rritje 29,44% në udhëtarë dhe 22,99% në fluturime”, thuhet në komunikatë.

Gara shtoi se viti 2023 arriti në përfundimin e tij me 3,424,883 udhëtarë ose 14,37% më shumë se viti 2022, ndërsa numri i fluturimeve ishte 23,278 fluturime ose 7,50% më shumë se viti 2022.

“Tremujori i parë i vitit 2023 pati 649,858 udhëtarë ndërsa viti 2024 shërbeu 839,546 udhëtarë ose 29,19% më shumë. Tremujori i parë i vitit 2023 shërbeu 4256 fluturime, ndërsa tremujori 2024 kishte 5376 ose 26,32% më shumë”, thuhet tutje.

Kryeshefi Ekzekutiv dhe Anëtari i Bordit të Drejtorëve të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA, Hakan Ozturk tha se janë të entuziazmuar me suksesin që e kanë arritur viteve të fundit.

“Jemi të entuziazmuar të dëshmojmë suksesin e jashtëzakonshëm që kemi arritur viteve të fundit. Falenderojmë udhëtarët tanë, partnerët, stafin e përkushtuar dhe të gjithë komunitetin për mbështetjen e tyre të paçmuar. Për më tepër, ne ia atribuojmë këtë sukses angazhimit të palëkundur për të ofruar shërbimet më të mira të mundshme dhe për të garantuar nivelet më të larta të sigurisë për klientët tanë të çmuar. Kënaqësia dhe siguria e udhëtarëve tanë, mbetet prioriteti ynë kryesor”, tha Ozturk.

Sipas komunikatës, rritja e numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve ka rezultuar poashtu në një kontribut të madh për Republikën e Kosovës.

“Shuma totale e investimit është 120 milionë euro, ndërsa kontributi për Republikën e Kosovës deri në Mars 2024 është mbi 221.32 milionë euro. Gjithashtu, si përgjigje ndaj rritjes së numrit të udhëtarëve, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ LKIA është duke zgjeruar infrastrukturën e tij dhe aktualisht ka të punësuar rreth 850 punonjës”, thuhet në komunikatë .

Poashtu bëhet e ditur se gjatë vitit 2024 janë shtuar linja të reja dhe frekuenca të reja shtesë e atyre ekzistuese.

“Linjat dhe frekuencat shtesë të reja të shtuara për vitin 2024 janë: Luksemburg, Halmstad, Riga, Izmir, Frankfurt Hahn, Burgas, Këln Bon, Oslo, Kopenhagë etj”,thuhet në njoftim./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Smajljaj: Ka rënie të entuziazmit për një marrëveshje për presidentin

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Bytyqi: Opozita ta sfidojë Kurtin me kandidat për presiden

Mundësia për zgjedhje, Limaj: Me këtë opozitë kështu, kurrë

Limaj: Vedat, mos u mërzit, çdo shtëpi e ka “bërllokun” e vet

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e pesë impianteve për trajtimin e ujëave të ndotura

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Mehmeti: Brenda një ose dy javësh, përdorimi i gjuhës shqipe do të ndalohet në gjykatat e Maqedonisë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Kurti mesazh FFK-së: Keni krijuar ekip që i dha besim një kombi të tërë

Mehmeti: Çfarë e pengon PDK-në të tregojë propozimin e tyre për president?

Mehmeti: Çfarë e pengon PDK-në të tregojë propozimin e tyre për president?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën