Një grua në Prishtinë është arrestuar për sulm ndaj personit zyrtar, raporton teve1.info.
Sipas njoftimit, e njëjta i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë, të cilët kishin pranuar tretman mjekësor pasi pësuan lëndime trupore.
Bëhet e ditur se e dyshuara pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. E dyshuar është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./teve1.info./