TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rezistenca e minatorëve nën tokë për plotësim të kërkesave

Gjendja shëndetësore e minatorëve të Trepçës po përkeqësohet, mirëpo të njëjtët kanë vendosur të mos dalin nga miniera - duke kërkuar pagë dhe shkarkim të menaxhmentit. Teksa, ud. i drejtorit i minierës ka treguar që pjesa e mbetur e pagës do të del sot ai ka thënë që po presin vizitën e institucioneve.

nga Albiona Hajdari
25 Tetor, 2023
0
A A
Rezistenca e minatorëve nën tokë për plotësim të kërkesave

Minatorët e Trepçës kanë hyrë në dytën e dytë të grevës.

E disa nga ta kanë filluar të kenë edhe probleme shëndetësore.

Njëri nga ta ishte edhe Rizan Baliu.

“N’9 ora n’mramje m’u keqësu gjendja. Falë mjekëve që ken k’tu, në intervenim të shpejt jam dalë jashtë, më dhanë një ineksion, pastaj kam shku në emergjencë poshtë e kam marr edhe një infuzion, falë Zotit tash, s’jam bash mirë po për mos me i lanë kolegët, për qata jam ardhë. Të gjithë kemi familje, të gjithë kemi pasë probleme për te shpia, rroga s’kemi pasë, me ua siguru fëmijëve bukën s’kemi pasë”, ka thënë ai.

E në gjendje jo të mirë është edhe Fehmi Hajredini.

“Unë jam edhe pak i moshum, të 60-tat, pak me mundim por po duhet me sakrifiku kaniherë edhe shëndetin. Ndikon shumë, sidomos që jemi me presion të gjakut, ndikon shumë”, shprehet Hajredini
60 vjeçari ishte pjesëmarrës edhe në grevën e minatorëve viteve 90-ta, ndërsa shprehet i zhgënjyer me mos interesimin e qeverisë.

“Unë jam edhe pjesëmarrës i grevës së viteve 90-ta, e në marshet që kanë qenë, por qeveria mos me u interesu nuk ka ndodhë, sidomos për klasën punëtore. Veten e ndij shumë të zhgënjym, n’këtë kohë, n’moshë timen me u merr prap me gjana që nuk u dashtë me u merr”, thotë ai.

Krahas këtyre vetëm brenda 24 orëve, dhjetëra minatorë morën ndihmë mjekësore.

“Dy punëtorë i kemi transportua për në spital, kurse 50 kanë marrë tretman këtu dhe nuk kanë pranu të dalin jashtë”, thotë Jashari.

Grevistët po kërkojnë takim me krerët e institucioneve për t’ia shprehur pakënaqësitë. Teksa kanë treguar që një pjesë e pagës do i del sot.

“Pjesa e mbetur e pagës sot do të del, ashtu e kam edhe njoftim, kemi bërë thirrje tek të gjitha institucionet që të vijnë dhe t’i vizitojnë, kemi bërë edhe shkresa, kam bërë disa njoftime për kërkesat e tyre edhe nga bordi por fatkeqësisht momentalisht nuk kemi pasur ndonjë vizitë nga ana e bordit apo ndonjë qeveritari tonë”, shprehet Jashari.

Por cilat janë kërkesat e minatorëve të Trepçës?

“Marrja e pagës me kohë nga data 6 deri me datën 10, kushtet shëndetësore dhe shkarkimi i menaxhmentit sepse e shohim si përgjegjës për këto sepse për aq sa kanë menaxhuar ata ne kemi shkuar në humbje. Ne nuk jemi lëmoshë kërkues, ne duam djersën tonë të paguhet me djersën tonë, me punën tonë”, thotë Ibrahim Jonuzi nga sindikata e punëtorëve të Trepçës.

Megjithatë, minatorët theksojnë se kërkesat për kushtet e punës nuk u janë marrë parasysh asnjëherë.

Televizioni ka tentuar të marrë një qëndrim edhe nga ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të Trepçës, Enis Abdurrhamni, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Kurse Qeveria e Kosovës gjatë të hënës ka ndarë mbi 1 milion e 600 mijë euro për pagat e punëtorëve të Ndërmarrjes Publike ‘’Trepça’’.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në jug të Kosovës

Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në jug të Kosovës

Kurti pranon raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet

Kurti pranon raportin e Misionit Vëzhgues të BE-së për zgjedhjet

Presidentja Osmani nis takimin me liderët politikë

Presidentja Osmani nis takimin me liderët politikë

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

Zelensky në Ankara: Takohet me Erdoganin në prag të bisedimeve për paqen

Agjencia e prokurimit e NATO-së po hetohet nën akuzat për korrupsion

Agjencia e prokurimit e NATO-së po hetohet nën akuzat për korrupsion

Presidentja Osmani nis takimin me liderët politikë

Presidentja Osmani nis takimin me liderët politikë

Trump kërkon ndihmën e Katarit për të ndaluar programin bërthamor të Iranit

Trump kërkon ndihmën e Katarit për të ndaluar programin bërthamor të Iranit

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

Takimi me Osmanin, Kurti arrin i fundit në Presidencë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X