TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qytetarët në veri pranojnë faturat e rrymës nga Elektroseveri “paushall”

Qytetarët e katër komunave në veri të Kosovës kanë filluar nga java e kaluar t’i pranojnë faturat e energjisë elektrike. Kompania “Elektrosever”, e cila është licencuar për furnizimin dhe faturimin me energji elektrike të komunave me shumicë serbe, është duke bërë shpërndarjen e këtyre faturave, ndërsa qytetarët për gjashtë muajt e parë të këtij viti do të faturohen paushall prej 21 euro e 60 centë.

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Shfuqizimi i dinarit në Kosovë, çfarë thonë qytetarët serbë në veri

Disa qytetarë janë ankuar për çmim të lartë të këtyre faturave, mirëpo shumica prej tyre kanë pranuar se çmimi është normal, por që nuk e dinë si do t’ia bëjnë gjatë muajve të dimrit, atëherë kur duhet paguar më shumë.

Milisav Dimitrijeviq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, thotë se e ka paguar faturën e rrymës.

Sipas tij, çmimi prej 21 eurosh është i lartë, duke pasur parasysh pensionin e vogël.

“Po, (kam marrë faturën)… Vlera e faturës është 21 euro dhe diçka të imëta… Për mua duke pasur parasysh pensionin e vogël, mjaft shtrenjtë është… por ç’të bëjmë, borxhi është borxh… E kam paguar”, thotë Dimitrijeviq.

Vesna, një qytetare tjetër e kësaj pjese të Mitrovicës, thekson se ky çmim tani për tani nuk është i shtrenjtë, por siç thekson ajo ‘nuk di si do t’ia bëjë atëherë kur duhet paguar 200 euro faturën’.

“Po, kam pranuar faturën dhe pikërisht jam nisur ta paguaj… 21. 50 euro… Tani për tani nuk është shtrenjtë, por më vonë duke ditur se pensionet tona janë të vogla, nuk e di si do ta paguajmë rrymën kur duhet paguar nga 200 euro”, thotë ajo për KP.

Në anën tjetër, Radomir Milliq, një mitrovicas i vjetër, bën të ditur se akoma nuk e ka pranuar faturën, por thekson se do ta paguajë kur ta merr faturën.

“Akoma jo, disa në ndërtesë kanë pranuar faturat, me gjasë po shkojnë me radhë sipas kateve, unë jam në katin e katërt dhe ende nuk kanë arritur… Dikush po ankohet se çmimi i faturës është i shtrenjtë, dikush tjetër thotë se për aq sa ka shpenzuar rrymë, çmimi është normal…Gjithçka që shpenzoj, unë paguaj dhe rendi është që të paguhet për atë që shfrytëzon. Jam qytetar i vjetër, të mitë janë që 150 vjet mitrovicas të vjetër dhe nuk dua të koritem’, shprehet Milliq.

Redaksia ka provuar disa herë të marr një prononcim nga drejtori i kompanisë ‘Elektrosever’ në veri të Mitrovicës, mirëpo ai asnjëherë nuk ka qenë në zyrën e tij.

Ndryshe, kjo është hera e parë që pas 24 vitesh qytetarët e këtyre komunave po faturohen për energjinë e shpenzuar, pasi e njëjta deri në vitin 2017 u kishte rënë në barrë qytetarëve të komunave tjera të vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gucati për protestën në Hagë: Kërkojmë nga Gjykata drejtësi të mirëfilltë, jo drejtësi politike

Gucati për protestën në Hagë: Kërkojmë nga Gjykata drejtësi të mirëfilltë, jo drejtësi politike

Haradinaj takon ambasadorin australian jorezident në Kosovë, flasin për sigurinë në rajon

Haradinaj takon ambasadorin australian jorezident në Kosovë, flasin për sigurinë në rajon

Tëvë1 ofron hapësirë reklamuese me pagesë për subjektet politike dhe kandidatët për kryetar komune

Tëvë1 ofron hapësirë reklamuese me pagesë për subjektet politike dhe kandidatët për kryetar komune

Mediaplani për emetimin pa pagesë të spoteve politike – Zgjedhjet Lokale 2025

Hidhet shorti i Superligës së Femrave, Bashkimi e nis kundër United Basketball

Hidhet shorti i Superligës së Femrave, Bashkimi e nis kundër United Basketball

Kurti viziton për ngushëllime familjen Idrizi

Kurti viziton për ngushëllime familjen Idrizi

Begaj pret Ramën në Presidencë për mandatimin e qeverisë

Begaj pret Ramën në Presidencë për mandatimin e qeverisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën