Me këtë rast, ministri i Financave, Hekuran Murati theksoi se mjetet do merren nga nënprogrami i ringjalljes ekonomike dhe do të transferohen në ME.
“Për ndarjen e 41 milionë euro – mbështetjen në tejkalimin e krizës energjetike dhe përballimin e tarifave të shtrenjta të importit asisoj që ato tarifa të mos transmetohen te konsumatori fundor. Mjetet merren nga nënprogrami i ringjalljes ekonomike me kod 29-300 dhe transferohen në Ministrinë e Ekonomisë”, ka thënë Murati. /Teve1.info/