Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke realizuar një aksion policor në rastin ku është raportuar se është shoqëruar në polici edhe avokati Besnik Berisha.
Në këtë aksion thuhet se ka disa persona të arrestuar.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës në këtë rast Departamenti i Hetimeve, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente, është duke e realizuar një operacion policor, i cili përfshinë disa lokacione në disa rajone të Kosovës, e që ka rezultuar edhe me të arrestuar”, ka thënë për teve1.info, drejtori i zyrës për informim në Policinë e Kosovës, Baki Kelani.
Tutje, ai tha se pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informatat shtesë.