TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Pikat kufitare Jarinje dhe Bernjak vazhdojnë të mbesin të mbyllura, policia jep detaje për situatën në veri

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Njësia speciale e PK-së dhe KFOR-i arrijnë tek ura e lumit Ibër

Policia e Kosoves dhe KFOR ne veri

Po ashtu Policia njoftoi se Jarinja dhe Bërnjaku vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura për qarkullim.

Tutje, Policia ka bërë të ditur se dje pas bllokimit të rrugëve në Veri të Mitrovicës, në katër raste ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore si dhe në një rast është dëgjuar të ketë ndodhur një detonim.

“Vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje-dalje të qytetarëve që posedojnë dokument personal identifikimi të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të cilët paraqiten për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës, ka filluar të zbatohet në nivel vendi. Dy pikat kufitare Jarinje dhe Bernjak vazhdojnë të mbesin të mbyllura për qarkullim, për shkak të vazhdimit të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre dy pikë kalimeve kufitare, të cilat janë bërë me mjete të rënda nga persona/grupe të organizuara kriminale”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatën e Policisë thuhet se ka pasur raste ku qytetarët të cilët kanë qarkulluar në atë pjesë janë maltretuar, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmve materiale në veturat e tyre, raporton teve1.info

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare dhe autorizimeve ligjore po vazhdon angazhimet e saj në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, zbatimin e vendimeve të institucioneve të RKS-së, si dhe ndërmarrjen e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në Veri të Mitrovicës.

Vendimi për pajisje me dokumentin për hyrje-dalje të qytetarëve që posedojnë dokument personal identifikimi të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të cilët paraqiten për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës, ka filluar të zbatohet në nivel vendi. Dy pikat kufitare Jarinje dhe Bernjak vazhdojnë të mbesin të mbyllura për qarkullim, për shkak të vazhdimit të bllokimit të rrugëve në drejtim të këtyre dy pikë kalimeve kufitare, të cilat janë bërë me mjete të rënda nga persona/grupe të organizuara kriminale.

Informacionet zyrtare konfirmojnë se dje, më 31.07.2022 pas bllokimit të rrugëve në Veri të Mitrovicës, në katër raste ka pasur të shtëna me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore si dhe në një rast është dëgjuar të ketë ndodhur një detonim. Fatmirësisht nuk raportohet për ndonjë qytetar apo zyrtar policorë të plagosur nga arma e zjarrit.

Deri më tani janë raportuar katër raste ku qytetarët shqiptarë të cilët kanë qarkulluar në atë pjesë janë ndaluar dhe maltretuar, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre, nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve.

Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do ti ndërmerre në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jepet fjala përfundimtare në gjykimin ndaj katër të akuzuarve për fajde

Jepet fjala përfundimtare në gjykimin ndaj katër të akuzuarve për fajde

Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze

Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze

AUV paralajmëron ndëshkime për shitjen dhe therjet ilegale të kafshëve

AUV paralajmëron ndëshkime për shitjen dhe therjet ilegale të kafshëve

Tejkaloi kolonën nëpër trotuar, Policia gjobit shoferin me 200 euro, 2 pikë negative dhe tre muaj pa leje

Tejkaloi kolonën nëpër trotuar, Policia gjobit shoferin me 200 euro, 2 pikë negative dhe tre muaj pa leje

Bashkimi largon amerikanin Bickerstaff

Bashkimi largon amerikanin Bickerstaff

Jepet fjala përfundimtare në gjykimin ndaj katër të akuzuarve për fajde

Jepet fjala përfundimtare në gjykimin ndaj katër të akuzuarve për fajde

Hendboll, në fundjavë fillon stinori pranveror në Superligë, gara për titull shumë interesante

Hendboll, në fundjavë fillon stinori pranveror në Superligë, gara për titull shumë interesante

Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze

Kurti: Kosova është e hapur për investime serioze

Nga i përjashtuar te i padiskutueshëm, Elseid Hysaj bëhet me “krahë” te Lazio

Nga i përjashtuar te i padiskutueshëm, Elseid Hysaj bëhet me “krahë” te Lazio

Derbi shqiptarësh në Itali, Berat Gjimshiti dhe Edon Zhegrova sfidohen në gjysmëfinalen e Kupës

Derbi shqiptarësh në Itali, Berat Gjimshiti dhe Edon Zhegrova sfidohen në gjysmëfinalen e Kupës

“Do donim të luanim në Tiranë”, Arbër Hoxha për play-offin: Pas fitores në Serbi, ndjejmë se jemi më të fortë…!

“Do donim të luanim në Tiranë”, Arbër Hoxha për play-offin: Pas fitores në Serbi, ndjejmë se jemi më të fortë…!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën