TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Osmani: Vuçiqi ende fle mbi varreza masive, shpresojmë që nuk do t’i shpërlahet më fytyra

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Osmani: Vuçiqi ende fle mbi varreza masive, shpresojmë që nuk do t’i shpërlahet më fytyra

Në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë bërë homazhe te memoriali për të pagjeturit.

Presidentja Osmani në një deklaratë para mediave ka thënë se Serbia po vazhdon të shkelë Marrëveshjen e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit, duke fshehur vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë.

“Përkundër faktit që gjatë këtij viti u arrit një marrëveshje në Bruksel dhe pastaj Aneksi në Ohër që ka krijuar obligim të qartë për Serbinë për t’i hapur të gjitha arkivat ku gjenden informatat lidhur me varrezat masive dhe vendndodhjen e të zhdukurve me dhunë dhe përkundër kërkesës së Komisionit qeveritar të bërë qysh në fillim të qershorit drejtuar presidentit të Serbisë që t’i hapë të gjitha ato arkiva në përputhje me obligimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, fatkeqësisht Serbia ende vazhdon të bëjë shkelje flagrante të këtyre obligimeve e poashtu edhe vazhdon ta ripërsëritë krimin e saj duke e fshehur vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka thënë Osmani.

Ajo i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mendojnë për familjarët e të zhdukurve teksa ka shpresuar që dialogu nuk do të jetë një proces që do ta shpërlajë fytyrën e presidentit serb Vuçiq.

“I bëj thirrje të gjithë komunitetetit ndërkombëtar, të gjithë aleatëve dhe miqve të Kosovës, apo më mirë të gjithë aleatëve të të drejtave të njeriut që të mendojnë pak për nënat, motrat, vëllezërit, prindërit e familjarët e atyre fëmijëve të zahdukur të cilët ende janë në ato varreza masive në të cilat po flen Serbia edhe 25 vite pas lufte, të mendojnë pak për nënën që shkon te varri i zbrazët dhe nuk ka ku ta vendosë një lule. Shpresojmë shumë që më dialogu në Bruksel nuk do të jetë  një proces nëpërmjet të cilit Kosovës do t’i bëhet trysni, popullit të Kosovës do t’i bëhen padrejtësi, ndërkohë që fytyra e Vuçiqit, një njeriu që ende fle mbi varreza masive, do të vazhdojë të shpërlahet padrejtësisht”, ka thënë Osmani, përcjell teve1.info.

Osmani ka thënë se Serbia po shkel marrëveshjen për të pagjeturit, dhe sipas saj është fatekqësi që Bashkimi Evropian nuk po e konstaton një gjë të tillë.

“Në të drejten e Konventës Ndërkombtare shtetet janë të obliguara të japin informacione për personat e zhdukur me forcë. Marrëveshje ka qenë vetë një shtesë që Serbia të tregojë për vendodhjen e personave që rezultojnë të zhdukur. Për fat te keq Bashkimi Evropian nuk po konstaton këto shkelje të qarta”, ka thënë Osmani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Nëse LVV-ja zgjidhte Limajn për kryekuvend, ngërçi politik do të ishte kapërcyer

Nimani: Nëse LVV-ja zgjidhte Limajn për kryekuvend, ngërçi politik do të ishte kapërcyer

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Përditësohen të dhënat, pritjet mbi një orë në pikat kufitare të Kosovës

Përditësohen të dhënat, pritjet mbi një orë në pikat kufitare të Kosovës

Therret me thikë një person në Prishtinë

Një shtetas i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe nën dyshimet për pjesëmarrje në luftë

Nimani: Nëse LVV-ja zgjidhte Limajn për kryekuvend, ngërçi politik do të ishte kapërcyer

Nimani: Nëse LVV-ja zgjidhte Limajn për kryekuvend, ngërçi politik do të ishte kapërcyer

“Info Nata”- 04.07.2025

“Info Nata”- 04.07.2025

“Matrix”- 04.08.2025

“Matrix”- 04.08.2025

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Përditësohen të dhënat, pritjet mbi një orë në pikat kufitare të Kosovës

Përditësohen të dhënat, pritjet mbi një orë në pikat kufitare të Kosovës

Therret me thikë një person në Prishtinë

Një shtetas i Kosovës është ndaluar nga autoritetet serbe nën dyshimet për pjesëmarrje në luftë

Gjykata rrëzon rregulloren e KPK-së – Kujtim Munishi humb pozitën e koordinatorit për krimin ekonomik

Gjykata rrëzon rregulloren e KPK-së – Kujtim Munishi humb pozitën e koordinatorit për krimin ekonomik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X