Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vendosja e drejtësisë për viktimat e kryera nga Serbia është përkushtim i përhershëm i institucioneve.
Ajo këtë e ka thënë në përvjetorin e masakrës në lagjen Tusuz të Prizrenit, k 25 –vjet më parë u vranë 27 banorë të kësaj lagje.
“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, në prag të lirisë, vranë mizorisht 27 banorë të lagjes Tusuz (Lagjja e Trimave) në Prizren. Kjo lagje shquhet për kontributin e dhënë dhe sakrificën për lirinë e Kosovës, ndaj vendosja e drejtësisë për viktimat është përkushtim i çdoditshëm i yni. Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe të gjithë të rënët për liri”, ka shkruar Osmani./teve1.info/