Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Buriq.
Osmani ka shkruar se Buriqit ia ka theksuar përkushtimin e Kosovës për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, si tre shtyllat thelbësore të Këshillit të Evropës.
“Gjatë takimit të sotëm me Sekretaren e Përgjithshme, Marija Buriq, theksova përkushtimin e Kosovës për demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, si tre shtyllat thelbësore të Këshillit të Evropës. Kosova do të vazhdojë të punojë për të mbrojtur dhe promovuar këto vlera në të gjithë kontinentin tonë ndërsa bëjmë hapa drejt anëtarësimit”, ka shkruar Osmani.