TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Një vit nga protestat e dhunshme në veri, situata aktuale e qetë

Më 29 maj 2023, protestues serb bllokuan rrugët në katër komunat veriore, ngritën tenda dhe protestuan para komunave në të cilat kryetarët shqiptar hynë për të ushtruar funksionin e tyre. Fiks një vit pas situata në këtë komunë është normalizuar me të edhe puna e kryetarëve veriorë.

nga Venhar Isufi
29 Maj, 2024
0
A A
Një vit nga protestat e dhunshme në veri, situata aktuale e qetë

Protesta të dhunshme ndodhen në komunën e Zveçanit me 29 maj të vitit 2023.

Sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë së Kosovës  e ndaj gazetarëve, me qëllimin e vetëm,  kundërshtimin e hyrjes së kryetarit të kësaj komune, Ilir Peci nga radhët e PDK-së brenda objektit.

E gazetarët mbetën të ngujuar me orë të tëra në këtë kafeteri afër godinës së komunës, teksa  barrikadat e grupet ekstreme serbe bllokuan rrethin që të qon në drejtim të komunës.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka treguar për situatën që mbretëronte atë ditë.

“Qitu është rrethi që ka qenë shume i ndejshëm për neve, ura e hekurt atje dhe armatimin që e kemi zënë, situata më e ndejshëm na ka dal në Zveçan” , ka thënë Elshani.

Por një vit më pas situata është  krejt ndryshe.

Megjithatë, të freskët e ka kujtimin e ballafaqimit me grupet protestuese kryetari i kësaj komune, Ilir Peci.

Ai rrëfeu përjetimin e asaj dite para kolegut të tij të Zubin Potokut dhe drejtorit të Policisë për rajonin e veriut.

“E kom pas atëherë vajzën 7 vjeçe, e ka parë hallakamë, polici, edhe e ka pyet nënën e vet se çfarë është duke ndodhur, i ka thënë ka shkuar babi kryetar dhe po e presin me krisma, kur shkova në shtëpi më tha pse nuk më more edhe mu se ishte shumë mirë”, tregon kryetari i komunës.

Por, kryetari i kësaj komune thotë se siguria në veri dallon me kohën para dhjetë muajsh.

“Unë e kam ndje vetën 100% të sigurt, në kuptimin se kam qenë me mbrojtje të afërt dhe policinë e Kosovës, ka vazhduar katër ditë, deri sa edhe një numër i madh i KFOR-it u plagosën. Sot gjithçka është në rregull, siguria për momentin është 100% sigurt, unë me zyrtarët dhe drejtorët pa përcjellje vijmë në komunë 5-10 herën ë ditë, punën po e bëjmë edhe më të lehtë”, ka thënë ai.

“Një pjesë e madhe e qytetarëve po e ndjejnë ndryshe situatën sa i përket akomodimit jetësorë”, shprehet Izmir Zeqiri, kryetar i Zubin Potokut.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i tha televizionit  së në këtë zonë u gjetën edhe arsenal armësh.

“Këtu kanë qenë 93 ushtarë të lënduar, të plagosur, ka pas protestë të dhunshme që është zhvilluar këtu, në afërsi të këtij lokacioni kemi gjetur një veturë me armatim, kjo situatë konsiderohet si nata me ditë ndryshimi”, tregon Elshani.

Ndryshe nga Zveçani, kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi i cili qëndroi rreth 70 ditë i mbyllur në komunë, thotë se sot është funksionalizuar gjithçka në këtë pjesë të republikës.

“Nuk mund ta përshkruaj qysh ka qenë as vet nuk po besojmë si është sot situata, situata sikur në dy botë të ndryshme, situata e qetë, komuna në funksion sikur komunat e tjera të  Kosovës. Qytetari serb mund të vjen të ankohet, policia janë këtu për ata, me ardhjen tonë këtu e kemi çliruar qytetarin serb”, shprehet Hetemi.

Rreth komunave veriore tashmë nuk qëndrojnë pjesëtarë të KFOR-it, për sigurinë po kujdesen Policia e Kosovës, ndërsa qytetarët po shijonin rrezet e diellit.

Tags: nje vit pas protestave te dhunshmeZvecan
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Hoxha: Konjufca ka treguar se mund të tejkalojë bindjet partiake për komunikim në Kuvend

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

Çfarë pret PDK-ja nga takimi me presidenten Osmani? – Flet Eliza Hoxha

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

7 tonë vajra motorikë me prejardhje nga Irani sekuestrohen në Viti

Protesta e OVL-UÇK-së kundër Trendafilovës – Flet kryetari Hysni Gucati

“Info Nata”-13.05.2025

“Info Nata”-13.05.2025

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Shqipëria me “Zjerm” e ndez “Eurovisionin”

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Pozhari: Formimi i qeverisë pa Kurtin do të ishte gabim i madh politik i opozitës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X