TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nacionalistët serb me pozita kyçe në Qeverinë e re

Pavarësisht se është pjesë e listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandar Vulin është propozuar për zëvendëskryeministër në Serbi. Njerëzit më të besueshëm të Vuçiqit edhe në këtë mandat do ti bartin pozitat kryesore

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Nacionalistët serb me pozita kyçe në Qeverinë e re

Mandatari për kryeministër të Serbisë, Millosh Vuçeviq, gjatës së martës ka propozuar për zëvendës të tij Aleksandar Vulinin, pavarësisht faktit se ky fundit është pjesë e listës së zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për pozita të rëndësishme janë propozuar Ivica Daçiq dhe Marko Gjuriq.

I pari do të udhëheq me ministrinë e brendshme ndërsa Marko Gjuriqit do te jetë në krye diplomacisë serbe si ministër i jashtëm.

Publicisti nga Beogradi, Dushan Janjiq, thotë se këto emërime ishin të pritshme dhe sipas tij kjo nuk përbën aspak befasi për opinion publik në Serbi.

“Nuk ka asgjë të re këtu, janë njerëzit e njëjtë kinse në qeverinë e re. Gjithçka është paradoksale me këtë qeveri, ata kërkojnë që të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian por jo edhe anëtar të NATO-s. Ata synojnë të bëhen pjesë e bllokut evropian por nuk përafrojnë politikën e jashtme me shtetet perëndimore, duke refuzuar ti vënë sanksione Rusisë. Ne duam të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian por edhe i pranojmë parat nga Kina, pra siç e thash edhe më herët gjithçka është paradoksale me këtë qeveri”, thotë ai për Tëvë1.

Në anën tjetër gazetari, Nikola Krstiq, thotë se pavarësisht kush emërohet në këto pozita, Aleksandar Vuçiq do të ketë kontroll të plotë mbi ta.

“Pavarësisht se kush vihet ne krye të këtyre pozitave, kontrollin me të madh do ta ketë Aleksandar Vuçiq. Vuçiq i ka mbledhur të gjithë me një vend, pra të majtit të djathtit dhe ata të qendrës janë bërë të gjithë bashkë. Këto çështje nuk i interesojnë Vuçiqit derisa ai vazhdon të ketë fuqi të madhe”, thotë Krstiq.

Tutje, Krstiq e sheh Aleksandar Vulinin si një përbindësh politik dhe se sipas tij ai e përfaqëson një pjesë të errët të historisë së Serbisë.

“Ai është një si një përbindësh politik në shoqërinë tonë. Ai përfaqëson politikën e errët të Serbisë dhe gjithashtu është shumë i lidhur me Rusinë. Seriozisht nuk e di çfarë orientimi do ta ketë kjo qeveri në të ardhmen” , thotë ai për Tëvë 1.

Kurse Janjiq emërimin e Vulinit si zëvendëskryeministër e lidh me zgjedhjet në Amerikë.

Vulin u emërua në këtë pozitë sepse Vuçiq mendon se Donald Trump do t’i fitojë zgjedhjet në Amerikë. Me këtë lëvizje Vuçiq po dëshiron të dërgoj një mesazh”

Kujtojmë që gjatë vitit të kaluar, Aleksandar Vulin u fut në listën e zezë nga Thesari i SHBA-së, për përfshirje në afera korruptive për të shtyrë përpara agjendat e tij politike dhe interesat e tij personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

Tags: Qeveria e re e Serbise
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

Kryeqyteti organizon ceremoni përkujtimore për Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin

Pesë shqiptarë arrestohen në Dubai, katër prej tyre akuzohen për trafikim droge

Pesë shqiptarë arrestohen në Dubai, katër prej tyre akuzohen për trafikim droge

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve

Therja e kurbaneve vetëm në thertore të licencuara, AUV apel qytetarëve

Tre të lënduar në një aksident mes tri veturave në rrugën Viti-Kllokot

Tre të lënduar në një aksident në aksin rrugor Viti-Kllokot

Trump pranon se ka autorizuar operacione sekrete të CIA-s në Venezuelë

Trump lidh marrëveshjen me Iranin me zgjerimin e Marrëveshjeve të Abrahamit

Irani thotë se ndërprerja e programit të tij bërthamor është ‘një iluzion’

Presidenti iranian deklaron se vendi nuk do të pranojë “kërkesa të tepërta” nga SHBA-ja

Tre të lënduar në një aksident mes tri veturave në rrugën Viti-Kllokot

Tre të lënduar në një aksident në aksin rrugor Viti-Kllokot

Papa Leo XIV kërkon falje historike për rolin e Vatikanit në legjitimimin e skllavërisë

Papa Leo XIV kërkon falje historike për rolin e Vatikanit në legjitimimin e skllavërisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën