TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Miletiç mohon se vëllai i saj i arrestuar në Serbi, ishte bashkëpunëtor me AKI-në

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Miletiç mohon se vëllai i saj i arrestuar në Serbi, ishte bashkëpunëtor me AKI-në

Të premten shkoi në Rashkë të Serbisë, mirëpo nga atje nuk u kthye më në Kosovë.

Dragan Aksentijevic u arrestua nga autoritetet serbe me pretendimin se ka bashkëpunuar me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Sipas tyre, 47 vjeçari për këtë institucion të inteligjencës ka siguruar fotografi të bazave ushtarake dhe policore në qytetin e Rashkës.

Motra e Dragan Aksentijevic, e cila ka qenë ish kryetare e kësaj komune, Dragana Aksenijevic Miletiç, thotë se ai shkoi në Rashkë për shëtitje dhe përfundoi në burg.

Ajo thotë se i vëllai i saj ishte pre e një skenari që është përgatitur sipas saj, nga dy burra me të cilët ishte rastësisht me ta.

“Së fundmi, në një farë mënyre, vëllai im, shihet në kafene, për kafe, shkurtimisht, asnjë shoqërim, asnjë planifikim, asnjë shkëmbim, shitje, fotografim, vetëm ka pirë kafe shoqërisht, kaq. Kjo ka qenë e mjaftueshme për ata, që këto t’ia ngarkojnë atij, dhe e kanë dërguar në Rashkë, me fotografi, me histori, e gjithçka, ashtu që kur ai ka shkuar në Rashkë të merr pagën, të shëtitet, është njoftuar nga shërbimi poshtë, për të cilën gjë jam 100% e sigurt, se mbrapa kësaj janë dy burrat tjerë që u arrestuan, që i kanë njoftuar ata poshtë se ai gjendet në Serbi, që ta mbyllin, burgosin”, ka thënë ajo për Tëvë 1.

Sipas saj, gjatë këtyre dy ditëve ajo ka pasur thirrje që të shkoj në Rashkë, mirëpo nuk ka pranuar.

Madje, ajo beson që në këtë punë janë të përfshirë njerëzit e njëjtë që ia dogjën veturën disa muaj më parë.

“Çfarë kam mundur të mësojë nga avokati të cilin unë kam angazhuar, nga Rashka, që në pyetje është edhe kjo që kanë përmendur, edhe që është edhe një person, i cili personalisht neve na ka djegur veturën, në bashkëpunim me dy të tjerë nga aty ka filluar gjithçka, Që unë kam qenë në pozitë, që punoj për qeverisjen kosovare, që kam qenë nënkryetare dhe që unë i kam dhënë atij hapësirë që ai të bëjë gjithçka falë meje, e ai nuk ka asnjë lidhje me institucionet a pushtetin kosovar. Më ka thirrur në telefon, i kam edhe incizimet, që më thirr të shkoj në Rashkë, që në një mënyrë të provoj të shpëtoj vëllain tim, që edhe mua edhe vëllain të na ngarkojnë, sepse ne punojmë me qeverinë e Kosovës, gjë që sigurisht e kam refuzuar”, ka thënë ish-nënkryetarja e Leposviqit.

Miletiç thotë se nuk ka biseduar me vëllaun as në telefon.

“Nuk jam dëgjuar me të. Nuk kam qenë në gjendje, kam provuar, i kanë ndalur telefonin. Ndërkohë është dërguar në Kopaonik, sepse poshtë nuk kam mundur të jep intervistë. Atje askush nuk ka dhënë intervistë sepse ka qenë fundjavë, pra as nuk është marrë në pyetje, e është mbajtur 48 orë, ku në mëngjes është transferuar jo në Rashkë, por në Kralevë. Ende nuk dihet nëse do të mbahet 30 ditë, apo që nesër, ose më së voni pasnesër, në gjykatën në Rashkë të bëhet ndonjë dëgjim, apo edhe gjykim”, është shprehur ajo.

Ndërkohë Policia e Kosovës më 5 qershor arrestoi dy kosovarë që dyshohen për bashkëpunim me BIA-n serbe.

Tags: AKIarrestimiDragan AksentijevicDragana Miletiqserbi
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Të premten i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Në nderim të Flora Brovinës, bashkëveprimtarët kujtojnë jetën dhe veprën e saj

Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

Ambasada amerikane njofton stafin për protestën: Shmangni Sheshin Skënderbej dhe zonat përreth

Ambasada amerikane njofton stafin për protestën: Shmangni Sheshin Skënderbej dhe zonat përreth

“I dëgjova dy krisma, pastaj edhe dy të tjera”, dëshmitari rrëfen momentet e vrasjes së Muhamet Likës

“I dëgjova dy krisma, pastaj edhe dy të tjera”, dëshmitari rrëfen momentet e vrasjes së Muhamet Likës

Basketboll, sezoni i ri nis me derbi

Basketboll, sezoni i ri nis me derbi

​Të premten i jepet lamtumira e fundit Flora Brovinës

Në nderim të Flora Brovinës, bashkëveprimtarët kujtojnë jetën dhe veprën e saj

Hoxha pranë kalimit te Lodzi

Hoxha largohet nga Dinamo, kalon te Al Wahda

Qeveria e Malit të Zi shpall modelin e ri të pagave, nga janari 2027 rroga minimale deri në 1400 euro

Qeveria e Malit të Zi shpall modelin e ri të pagave, nga janari 2027 rroga minimale deri në 1400 euro

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Gjilani synon ta ndalë hovin e Prishtinës

Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

Ç’mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

Ambasada amerikane njofton stafin për protestën: Shmangni Sheshin Skënderbej dhe zonat përreth

Ambasada amerikane njofton stafin për protestën: Shmangni Sheshin Skënderbej dhe zonat përreth

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën