Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga Presidenca e Kosovës.
Aty është bërë e ditur se Meta do të pritet nga homologia e tij, Vjosa Osmani.
Sipas njoftimit, Meta e Osmani do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-vjetorit të Kuvendit të Junikut.
“Ndërkaq, në orën 12:50, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, së bashku me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta vendosin lule tek busti i heroit Edmond Hoxha, në Junik. Në orën 13:00, Presidentja Osmani dhe Presidenti Meta do të marrin pjesë në Manifestimin e shënimit të 110-Vjetorit të Kuvendit të Junikut”, thuhet në njoftim./teve1.info/