TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MAShTI deklarohet për vendimin e Kushtetueses për shkollat në Kamenicë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
MAShTI deklarohet për vendimin e Kushtetueses për shkollat në Kamenicë

MAShT ka thënë se e konsideron që Aktgjykimi përbën një vlerësim të kufizuar (për shkak të karakterit objektiv të jurisdiksionit të saj) të gjendjes së krijuar.

“Ne respektojmë Aktgjykimin në plotni, ashtu siç e përcakton shkronja dhe fryma e Kushtetutës. Megjithatë, siç është e vërejtshme edhe në vet dispozitivin e Aktgjykimit në fjalë, aty vetëm ‘deklarohet’ një mospërputhje e një gjendjeje faktike që është shuar së ekzistuari në fund të korrikut të vitit 2021. Një fakt i tillë është tregues që Aktgjykimi KO145/21 nuk përcakton asnjë mospërputhje kushtetuese që ekziston aktualisht, apo të tillë që do të duhej t’i ndërpritej pasoja juridike (paragrafi 92 i Aktgjykimit)”, thuhet në komunikatë, të cilën e ka publikuar në profilin e saj edhe ministrja Arbërie Ngavci.

Komunikatë e plotë:

Komunikatë për medie në lidhje me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO145/21

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është njoftuar nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me Aktgjykimin KO145/21, që është rezultat i parashtresës së Komunës së Kamenicës, në të cilin është kontestuar Vendimi 01B/24 i MAShTI-it “Për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar për 441 nxënësit e Komunës së Kamenicës”.

Rikujtojmë se Vendimi 01B/24 është marrë më 23 prill 2021, me qëllim që t’u mundësohet nxënësve të pesë vendbanimeve të Komunës së Kamenicës kompensimi i pjesshëm i orëve të humbura, si rezultat i mosvijimit të mësimit prej fillimit të vitit shkollor 2020/21. 441 nxënës të moshës 6-14 vjeç nuk e kanë vijuar mësimin për 8 muaj, e më shumë se 100 prej tyre nuk kanë vijuar mësimin për rreth dy vite. Prandaj, me këtë vendim, MAShTI ka konsideruar përmbushjen e obligimin ligjor për t’iu siguruar fëmijëve të mbetur jashtë shkollës të drejtën për shkollim, duke konsideruar se mbrojtja e interesit të fëmijëve bën pjesë në kategorinë e obligimeve parësore.

Pa u ndalur në interpretimin e Aktgjykimit, për shkak të njohjes së funksionit të Gjykatës si interpretues i Kushtetutës, risjellim në vëmendje se situata faktike e krijuar që nga fund-korriku 2021 dhe në vijim, është plotësisht në përputhje me përcaktimin e Aktgjykimit në fjalë, prandaj MAShTI-i nuk ka nevojë të ndërmarrë asnjë veprim në drejtim të tillë. MAShTI-i konsideron që Aktgjykimi përbën një vlerësim të kufizuar (për shkak të karakterit objektiv të jurisdiksionit të saj) të gjendjes së krijuar.

Ne respektojmë Aktgjykimin në plotni, ashtu siç e përcakton shkronja dhe fryma e Kushtetutës. Megjithatë, siç është e vërejtshme edhe në vet dispozitivin e Aktgjykimit në fjalë, aty vetëm ‘deklarohet’ një mospërputhje e një gjendjeje faktike që është shuar së ekzistuari në fund të korrikut të vitit 2021. Një fakt i tillë është tregues që Aktgjykimi KO145/21 nuk përcakton asnjë mospërputhje kushtetuese që ekziston aktualisht, apo të tillë që do të duhej t’i ndërpritej pasoja juridike (paragrafi 92 i Aktgjykimit).

Pas një analize të të gjeturave të Aktgjykimit, MAShTI-i vëren që ky i fundit e ka vlerësuar kushtetutshmërinë e Vendimit të MAShTI-it sa i përket përputhshmërisë së tij me parimet e vetëqeverisjes lokale, vlerësim ky i natyrës kryesisht formale, ndërkohë që Gjykata Kushtetuese, për shkak të mungesës së jurisdiksionit në rastin konkret, nuk e ka vlerësuar aspektin e përputhshmërisë së Vendimit 01B/24 me të drejtën në arsim të garantuar me Nenin 47 të Kushtetutës (ndërlidhur me Nenin 2 të Protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut). Një konstatim të tillë e bën vet Gjykata në paragrafin 126 të Aktgjykimit në fjalë. Rrjedhimisht, vlerësojmë se Aktgjykimi është i kufizuar vetëm në vlerësimin e përputhshmërisë formale të Vendimit të kontestuar, e jo aspekteve përmbajtësore të ndërlidhura me të drejtën e fëmijëve në arsim sa i përket ofrimit të detyrueshëm të shkollimit fillor për secilin nxënës në mënyrë të barabartë.

Vendimi 01B/24 nga MAShTI-i, ishte ndërmarrë me qëllim të përmbushjes së obligimeve pozitive të shtetit të Kosovës sa i përket të drejtave të fëmijëve në Komunën e Kamenicës në raport me ofrimin e shërbimit të mësimit fillor për nxënësit që kishin mbetur për më shumë se dy vite pa mundësinë e ndjekjes së shkollimit publik. Ne kemi përmbushur një obligim që ishte edhe literalisht i përcaktuar në Nenin 3 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar (‘MAShTI-i, komunat, institucionet arsimore […] [janë të obliguara] që të planifikojnë dhe ofrojnë shërbime efikase, efektive, fleksibile, gjithëpërfshirëse dhe profesionale, të dizajnuara për t’u ofruar të gjithë fëmijëve të drejtat e barabarta për shkollim […]’). MAShTI-i nuk mund të mos e përmbushte një obligim të tillë pavarësisht faktit që ai mund t’i nënshtrohej kontrollit kushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Pas balancimit të të drejtave dhe detyrimeve të subjekteve të përfshira, mbrojtja e interesit të fëmijëve hyn në kategorinë e obligimeve parësore ligjore. Theksi i shkronjës së ligjit në fjalë ishte eksplicit sa i përket detyrimit tonë për të ndërmarrë masa ndaj kërkesave të nxënësve/prindërve të tyre. Përmbushjen e një obligimi të tillë MAShTI-i e ka bërë pa paragjykim ndaj të drejtës së kujtdo për të kërkuar rishikimin e Vendimit të tillë nga një instancë gjyqësore, që është një proces krejtësisht normal në një demokraci liberale.

Vlen të ceket se lidhur me këtë çështje Avokati i Popullit, më 19 gusht 2020, kishte lëshuar Raport me të cilin ka rekomanduar kryetarin e atëhershëm të Komunës së Kamenicës, dhe ministrin e atëhershëm të Arsimit, të rivlerësojë Vendimin 02 Nr. 26397, datë 30.08.2019, ashtu që riorganizimi i shkollave të bëhet në mbështetje të plotë me dispozitat ligjore dhe në bashkëpunim me MASh-in. Raporti i është drejtuar edhe Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Ginore, Persona të Pagjetur dhe Peticione. Aty konstatohet se moszhvillimi i procesit mësimor në shkollat e Kamenicës përbënte shkelje të së drejtës për shkollim e përcaktuar me nenin 47 të Kushtetutës. Vendimet e nxjerra janë në kundërshtim me legjislacionin dhe standardet ligjore, është rrezikuar shëndeti i fëmijëve dhe në kundërshtim me interesin më të mirë të tyre, është zhvilluar si proces pa pasur konsultim të plotë me palët e përfshira në proces.

Avokati i Popullit ka konstatuar se sistemi arsimor duhet të jetë i njëjtë në të gjitha komunat, prandaj organizimi i sistemit arsimor mund të bëhet vetëm nga MAShTI dhe në tërë territorin e Kosovës./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si vazhdoi kompania punën ku vdiq punëtori, ndonëse i ishte ndaluar disa herë?

Si vazhdoi kompania punën ku vdiq punëtori, ndonëse i ishte ndaluar disa herë?

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendnit pa rezultat

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendnit pa rezultat

Shefi i EULEX-it vlerëson rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë

Shefi i EULEX-it vlerëson rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë

Borrell: Kemi një marrëveshje

Vuçiq fajëson Turqinë për njohjen e Kosovës nga Siria

Erdogan kritikon qëndrimin e heshtur të Gjermanisë ndaj sulmeve në Gaza

Erdogan kritikon qëndrimin e heshtur të Gjermanisë ndaj sulmeve në Gaza

Si vazhdoi kompania punën ku vdiq punëtori, ndonëse i ishte ndaluar disa herë?

Si vazhdoi kompania punën ku vdiq punëtori, ndonëse i ishte ndaluar disa herë?

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendnit pa rezultat

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendnit pa rezultat

Zyrtare: Juventusi e Zhegrova bëhen me trajner të ri, bardhezinjtë prezantojnë Luciano Spallettin

Zyrtare: Juventusi e Zhegrova bëhen me trajner të ri, bardhezinjtë prezantojnë Luciano Spallettin

Presidenti i Libanit urdhëron ushtrinë të përballet me sulmet izraelite

Presidenti i Libanit urdhëron ushtrinë të përballet me sulmet izraelite

Aksident me vdekje në Korçë

Aksident me vdekje në Korçë

Shefi i EULEX-it vlerëson rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë

Shefi i EULEX-it vlerëson rolin e IPK-së në sundimin e ligjit në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën