Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci gjatë vizitës zyrtare në Itali, ka thënë se Kosova është vendosur që përkrah aleatëve të jetë garantuese e sigurisë.
Ai në takim me homologun e tij italian, Guido Crosetto, ka thënë se synimi i Kosovës është anëtarësimi në organizatat euro-atlantike që reflekton vlerat properëndimore që përfaqëson vendi.
“Falënderova ministrin Crosetto për mbështetjen dhe kontributin që Italia ka dhënë në Kosovë përmes trupave ushtarake dhe të sigurisë si pjesë e KFOR-it dhe EULEX-it. Ndërsa theksova se synimi i Kosovës është i qartë. Angazhimi ynë për t’u anëtarësuar në organizatat Euro-Altantike reflekton vlerat demokratike, properëndimore që përqafojmë si shtet. Jemi të vendosur që përkrah aleatëve tanë strategjik, Kosova të jetë garantuese e sigurisë përveçse konsumuese e saj”, ka shkruar ai.
Maqedonci ka thënë se gjatë takimit me ministrin Crosetto, diskutuam rreth situatës aktuale në Ballkanin Perëndimor, rëndësinë e vazhdimësisë së bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e
mbrojtjes për t’i kontribuar paqes dhe stabilitetit në Ballkan por dhe më gjerë./teve1.info/