TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Maqedonci dematon Vuçiqin për operimin e dronëve

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq po pretendon se dy herë i kanë parë dronët Bajraktarë në territorin serb, mirëpo këtë deklaratë e ka demantuar të enjten ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ai thotë se këto deklarata janë të pasakta pasi operimi i këtyre dronëve bëhet vetëm ne Republikën e Kosovës.

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Maqedonci dematon Vuçiqin për operimin e dronëve

Tash e dy ditë, presidenti i Serbisë po del me deklarime për mjetet ushtarake që ka Kosova.

Aleksandër Vuçiq po pretendon se dronët Bajraktar të Republikës po shihen në territorin e Serbisë.
Ai thotë se dronët me 5 dhe 20 qershor i pa atje.

“Qëllime ka shumë, unë do të flas për të gjitha qëllimet e tyre, ne dje i kemi analizuar. Sigurisht pasqyrimi i aftësive operative të ushtrisë sonë në një kuptim më të gjerë, në një kuptim më të ngushtë mund të flas më hollësisht dhe meqë ra fjala, Bajraktarët të ngritur në Gjakovë ishin të Prishtinës, janë ngritur më 5 dhe 20 qershor, ne i kemi shikuar sikur në pëllëmbë të dorës. Dhe sikur të ishte një kohë tjetër, nuk do të qëndronin gjatë në ajër. Kështu që meqenëse është hapësira e kontrolluar nga KFOR-i, ne respektojmë hapësirën e kontrolluar nga KFOR-i, kështu që ata bëjnë punën e tyre, ne bëjmë punën tonë”, ka thënë Vuçiq.

E kundërpërgjigjen për këtë pretendim e mori të enjten nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Në një përgjigje për Tëvë1, Maqedonci thotë se këto deklarata janë të pasakta dhe se operimi i dronëve bëhet vetëm brenda shtetit të Kosovës.

“Kapacitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës janë të fokusuara në ndërtimin e elementëve për mbrojtjen e territorit dhe sovranitetit të vendit tonë. Në këtë aspekt edhe dronët ‘Bayraktar’ si pjesë e sistemit të armatimit… i inventarit të FSK-së është pjesë përbërëse e njësive operacionale të FSK-së dhe ne në kuadër të FSK-së kemi njësinë e sistemeve ajrore pa pilotë që kryen operim me dronët “Bayraktar” dhe normalisht që operimi i tyre bëhet brenda territorit të Republikës së Kosovës, pa pasur synim vëzhgimin e asnjë vendi fqinj dhe pa pasur synim shkeljen e hapësirës ajrore të asnjë vendi. Normalisht bazuar në planin e operimit këta dronë fluturojnë në qiellin e Kosovës gjithmonë pra me synimin që të testohen, të operohet me ta me qëllim të vëzhgimit të terrenit në Republikën e Kosovës”, ka thënë Maqedonci.

Aleksandër Vuciq ka pasur deklarata edhe më herët për këtë çështje.

Tags: dronetMaqedonciVuçiq
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Pragu zgjedhor prej 5 për qind ishte i pakalueshëm për Nismën, Parlamentit do t’i mungojë zëri i Limajt

Nimani: Pragu zgjedhor prej 5 për qind ishte i pakalueshëm për Nismën, Parlamentit do t’i mungojë zëri i Limajt

Kryetari i Obiliqit: Gjendja nga vërshimet është nën kontroll, ekipet në terren 24 orë

Kryetari i Obiliqit: Gjendja nga vërshimet është nën kontroll, ekipet në terren 24 orë

Përfundon numërimi i votave me postë, kaq votat morën partitë

Përfundon numërimi i votave me postë, kaq votat morën partitë

Maqedonci: FSK-ja në gatishmëri për ndërhyrje pas vërshimeve në Kosovë

Vërshimet dëmtojnë stadiumin e Drenicës, klubi nga Skenderaj kërkon ndihmën e shtetit

Broja dhe Burnley ia vazhdojnë krizën Man Unitedit

Broja dhe Burnley ia vazhdojnë krizën Man Unitedit

“Info Nata”- 07.01.2026

“Info Nata”- 07.01.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën