Kurti pas lirimit të policëve: Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për kidnapimin e tre policëve kosovarë më 14 qershor, brenda territorit të Kosovës.
Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se edhe pse të gëzuar që policët do të kthehen tek familjet e tyre, rrëmbimi ishte shkelje e rëndë e të njeriut dhe duhet qortuar.
“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Kurti në Twitter.