TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Kurti: Mirush Kabashi ishte “Sokrati” i vërtetë

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Kurti: Moska ndoshta qëndron pas sulmit terrorist në veri

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se aktori Mitrush Kabashi i cili vdiç sot, do të kujtohet gjatë për interpretimet e tij aq të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe.

Kurti në Facebook tha se mbi një qind role të luajtura në skena teatrore dhe në sheshxhirime filmash, gjatë një karriere më shumë se gjysmëshekullore të gjatë, tregojnë për aftësitë e larta profesionale të Mirush Kabashit.

Derisa i shprehu ngushëllime familjes Kabashi, kolegëve të tij të lojës dhe të skenës./teve1.info.

Postimi i plotë:

Me pikëllim nisi kjo e martë, nga lajmi i mëngjesit të sotëm që në orët e hershme të këtij 5 dhjetori, ka vdekur Mirush Kabashi, aktori i madh shqiptar i teatrit dhe i kinemasë.

Mbi një qind role të luajtura në skena teatrore dhe në sheshxhirime filmash, gjatë një karriere më shumë se gjysmëshekullore të gjatë, tregojnë për aftësitë e larta profesionale të Mirush Kabashit si edhe për shpirtin e fuqishëm artistik të tij prej aktori.

Për brezat që e panë duke luajtur në skenë, Mirush Kabashi do të kujtohet gjatë për interpretimet e tij aq të fuqishme dhe mjeshtërore të poezisë shqipe. Pasi ta keni parë një herë Mirush Kabashin duke e interpretuar poezinë e Fan Nolit “Hymni i flamurit”, sa herë që t’i lexoni vargjet “O flamur gjak, o flamur shkabë…”, do t’iu rikthehet zëri i tij aq i fortë duke e recituar këtë poezi në shumë skena dhe evente.

Mirush Kabashi ishte “Sokrati” i vërtetë, te “Apologjia e vërtetë e Sokratit” e autorit grek Kostas Varnalis. Mirush Kabashi e solli aq të gjallë Sokratin, madje duke i përngjarë pamjeve të skulpturave antike greke për Sokratin me mjekrrën dhe flokët e shpupurisura si dhe duke i folur me zërin e tij fjalët e atij që foli aq shumë pa shkruar ndonjëherë asnjë fjalë, Sokratit!

I lindur më 17 prill 1948 në Shkodër por me origjinë nga Gjakova, ky shpirt artisti nga fisi i Kabashit, iu falë gjithë kulturës e popullit shqiptar nëpërmjet artit të tij dramatik.

Ngushëllime familjes Kabashi, kolegëve të tij të lojës dhe të skenës, mes nderimesh e kujtimesh për mjeshtrin e aktrimit, Mirush Kabashin!

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Baker riafirmon mbështetjen amerikane për KFOR-in dhe sigurinë në Kosovë

​Baker riafirmon mbështetjen amerikane për KFOR-in dhe sigurinë në Kosovë

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Baker viziton Kosovën – Takim me Kurtin dhe Maqedoncin në darkë pune

“Lidh Shkodrën me Gjakovën”, Rama ndan pamje nga punimet në Rrugën e Dukagjinit

“Lidh Shkodrën me Gjakovën”, Rama ndan pamje nga punimet në Rrugën e Dukagjinit

Kurti: Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe i sigurt

Xavi Simons mungon në stërvitjen e RB Leipzigut, dëshiron të transferohet te gjiganti anglez

Xavi Simons mungon në stërvitjen e RB Leipzigut, dëshiron të transferohet te gjiganti anglez

Klubi i do paratë, ai do Milanin – Jashari kërkon takim urgjent me drejtuesit e Club Brugges

Klubi i do paratë, ai do Milanin – Jashari kërkon takim urgjent me drejtuesit e Club Brugges

Liverpooli mund të tërhiqet nga gara për Isak pas refuzimit të ofertës marramendëse

Liverpooli mund të tërhiqet nga gara për Isak pas refuzimit të ofertës marramendëse

“Lidh Shkodrën me Gjakovën”, Rama ndan pamje nga punimet në Rrugën e Dukagjinit

“Lidh Shkodrën me Gjakovën”, Rama ndan pamje nga punimet në Rrugën e Dukagjinit

Sesko ‘përjashton’ Manchester Unitedin, zgjedh klubin tjetër të Ligës Premier

Sesko ‘përjashton’ Manchester Unitedin, zgjedh klubin tjetër të Ligës Premier

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X