TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti: Do të bëjmë çmos që rruga Prishtinë-Podujevë të përfundojë sa më parë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Do të bëjmë çmos që rruga Prishtinë-Podujevë të përfundojë sa më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar punimet e zgjerimit të Rrugës Nacionale N25, Prishtinë-Podujevë të cilat kanë nisur të hënën.

Kurti tha se kjo rrugë është e vjetër gjysmë shekulli ka qenë e nevojshme për treven e Llapit që të lidhe me Prishtinën.

Ai ka thënë se do të bëjnë çmos që punimet të kryhen sa më shpejtë.

“Rruga Prishtinë – Podujevë është e vjetër gjysmë shekulli dhe ka qenë nevojë e kamotshme e trevës së Llapit që të lidhet me kryeqytetin në mënyrë efikase, pra të shpejtë e të sigurtë, dhe do të bëjmë çmos që kjo rrugë të përfundojë sa më parë. Natyrisht që numri i ditëve është  rreth numrit të ditëve që ka viti që nevojiten si ditë pune për t’u përfunduar kjo, por tash jemi në rrugë të mbarë për të përfunduar këtë zgjerim i cili është i rëndësishëm pra jo vetëm për shpejtësinë e lidhjes me kryeqytet por edhe për sigurinë e të gjithë udhëtarëve siç ka treguar këto vitet e shkuara ku kemi pasur shumë aksidente me fatalitet”, tha Kurti, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Ministri Liburn Aliu dha detaje për këtë projekt duke treguar se projekti i zgjerimit të rrugës Prishtinë-Podujevë është projekt i cili i ka 5 lote, ku 4 lotet janë zgjerim të rrugës ekzistuese, ndërsa loti i pestë është finalizim i tashmë lotit të mëhershëm që është nga Lluzhani deri në Podujevë.

“Jemi të përkushtuar dhe të vendosur që kjo rrugë të kryhet në kohë, që të kemi cilësi të punimeve e paralelisht me këtë edhe për projekte të tjera, për ato të cilat kemi pas ngecje të vazhdueshme nga e kaluara të cilat janë duke u zgjidh një për një, e po ashtu edhe për projektet e reja që presin të fillojnë dhe të na vijnë në muajt në vijim’’ u shpreh ai.

Kurse, zëvendësministri Durmishi shtoi se ky është projekti i parë që ne si Ministri e realizojmë me të gjitha fazat, prej fazës së projektimit e deri në ekzekutim të punimeve, dhe i kemi marrë të gjitha masat që ky projekt të realizohet me dinamikë të shtuar brenda afateve që janë të përcaktuara në kontratë në mënyrë që të mos kemi zvarritje.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, duke falënderuar Qeverinë e Kosovës për këtë mundësi të madhe për qytetarët, tha se ky është një projekt i shumëpritur, për arsye se kjo rrugë, pati shkaktuar shumë vështirësi në qarkullim, për shkak të numrit të madh të automjeteve dhe qytetarëve, të cilët lëvizin në drejtim të Prishtinës./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Dimiq: 28 marsi 1989, fillimi i fundit të autonomisë së Kosovës dhe shpërbërjes së Jugosllavisë

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Mbi 36 milionë euro iu mori kontrata kolektive, Komuna e Prizrenit në pritje të ndihmës nga Qeveria

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

Goditja e spiunazhit serbo-rus – vlerësohet puna e AKI-së

“Falë gjakut të tyre jemi këtu”, përkujtohen të rënët e familjes Bogujevci, Llugaliu e Duriqi në Podujevë

KEDS i lë pa rrymë mbi 30 shtëpi në Kovaçicë të Mitrovicës, ankohen banorët

KEDS i lë pa rrymë mbi 30 shtëpi në Kovaçicë të Mitrovicës, ankohen banorët

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

“Këtu e bëra dasmën, këndoi Sinan Vllasaliu” – Hoteli i minatorëve i kthyer në gërmadhë

“Këtu e bëra dasmën, këndoi Sinan Vllasaliu” – Hoteli i minatorëve i kthyer në gërmadhë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën