TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Bizneseve që punësojnë personat me aftësi të kufizuara do t’ua subvencionojmë pagën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Bizneseve që punësojnë personat me aftësi të kufizuara do t’ua subvencionojmë pagën

Në këtë takim është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuata të Pakos së Ringjalljes Ekonomike mes të Qeverisë dhe OJQ-ve.

“Kjo masë, që e kemi dizajnuar së bashku, synon të arrijë dy objektiva: e para, nxënien e shkathtësive nga personat me aftësi të kufizuara dhe e dyta, punësimin e qëndrueshëm të tyre.  Nxënia e shkathtësive është e destinuar që të rezultojë me punësim. E për të nxitur dhe mundësuar punësim të garantuar dhe të qëndrueshëm, ne zotohemi që bizneseve që lidhin kontratë të rregullt pune me personat që kanë ndjekur trajnimet, t’ua subvencionojmë pagën e punëtorit deri në 270 euro në muaj, për 6 muaj me radhë. Pra 270 euro për gjashtë muaj me radhë, që i bie më shumë se sa niveli bruto i pagës minimale, të cilën e kemi kaluar tashmë në lexim të parë në Kuvendin e Republikës”, u shpreh Kurti.

Ministri Murati tha se ndonëse masat e pakos kanë qëllim të krijojnë prosperitet për të gjithë, ato shpeshherë janë edhe të targetuara. Ai gjithashtu theksoi se masa 1.6 ka një mekanizëm të veçantë zbatimi ku organizatat kanë rol thelbësor në monitorim duke identifikuar sfidat dhe arritjet përgjatë vijueshmërisë së masës, transmeton teve1.info

Kurti, Murati dhe përfaqësuesit nga organizatat jo-qeveritare u pajtuan që kjo masë të trajtohet si një pilotim në mënyrë që të nxirren mësimet e nevojshme me synimin që të kthehet në një masë afatgjatë.

Në fund të takimit, përfaqësuesit e organizatave jo-qeveritare shprehën vullnetin e tyre për të bashkëpunuar në realizimin dhe monitorimin e masës.

Më 3 dhjetor të vitit të kaluar, në ditën ndërkombëtare që shënon përpjekjet globale për krijimin e një ambienti, në të cilin personat me aftësi të kufizuara nuk ndihen të përjashtuar, por pjesëmarrës dhe të barabartë, Qeveria e Republikës së Kosovës e kishte shpallur vitin 2022, vit të personave me aftësi të kufizuara.

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:

I nderuar ministër i Financave, Punës dhe Transfereve, z.Hekuran Murati,

Të nderuar përfaqësues të organizatave jo-qeveritare,

Zonja dhe zotërinj,

Më 3 dhjetor të vitit të kaluar, e patëm shpallur vitin 2022, vit të personave me aftësi të kufizuara. Këtë vendim e morëm pikërisht në datën, që shënon përpjekjet globale për krijimin e një ambienti, në të cilin personat me aftësi të kufizuara nuk ndihen të përjashtuar, por pjesëmarrës dhe të barabartë.

Edhe ne si Qeveri, kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar një ambient të tillë. Në kohën kur po flasim, qasja në tregun e punës është domosdoshmëri. Andaj, vazhdimisht kemi hartuar e përkrahur politika që synojnë nxënien e shkathtësive të gjithsecilit, pa dallim.

Para më pak se një muaj, prezantuam para jush skemën “Qeveria për Familjet”. Një masë e re e qeverisë për garantimin e punësimit, ashtu, që çdo familje në Kosovë të ketë të paktën një anëtar të punësuar. Ndërsa sot, po fillojmë zbatimin e përbashkët të Masës 1.6  “Mbështetja e Punësimit të Personave me Aftësi të Kufizuara” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, dhe po e konkretizojmë atë dhe bashkëpunimin tonë duke nënshkruar një marrëveshje dypalëshe.

Kjo masë, që e kemi dizajnuar së bashku, synon të arrijë dy objektiva: e para, nxënien e shkathtësive nga personat me aftësi të kufizuara dhe e dyta, punësimin e qëndrueshëm të tyre.

Nxënia e shkathtësive është e destinuar që të rezultojë me punësim. E për të nxitur dhe mundësuar punësim të garantuar dhe të qëndrueshëm, ne zotohemi që bizneseve që lidhin kontratë të rregullt pune me personat që kanë ndjekur trajnimet, t’ua subvencionojmë pagën e punëtorit deri në 270 euro në muaj, për 6 muaj me radhë. Pra 270 euro për gjashtë muaj me radhë, që i bie më shumë se sa niveli bruto i pagës minimale, të cilën e kemi kaluar tashmë në lexim të parë në Kuvendin e Republikës.

Mirëpo, në procesin e arritjes së objektivave që përmenda më parë, ju si përfaqësues të organizatave jo-qeveritare keni rol thelbësor. Së pari, identifikimin e personave, që do të ndjekin trajnimet dhe të bizneseve ku do të mbahen ato trajnime, dhe së dyti, ju duhet të siguroheni që ato realizohen në koordinim të plotë me programin dhe misionin e organizatës suaj. Ndërkohë, kujdesemi që të identifikojmë arritjet dhe sfidat në zbatimin e masës, të cilat na shërbejnë, që sërish së bashku të diskutojmë për avancimin e masës.

Si Qeveri, mbetemi të përkushtuar për të mbështetur personat me aftësi të kufizuara në punësim dhe jo vetëm. E konsiderojmë këtë masë si hapin e radhës në punën tonë për rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët tanë. Andaj, duke ju falënderuar për bashkëpunimin e deritanishëm, shpresojmë që do të vazhdojmë bashkëpunimin frytdhënës edhe në vijueshmëri të zbatimit të masës.

Ju falemnderit shumë.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

Golf, Kosova anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare

Golf, Kosova anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare

​Lansohet ankandi i parë për energji me erë, priten investime mbi 200 milionë euro

​Lansohet ankandi i parë për energji me erë, priten investime mbi 200 milionë euro

Ligjvënësi i Parlamentit Evropian nominon Francesca Albanese dhe mjekët e Gazës për Nobelin për Paqe 2026

Ligjvënësi i Parlamentit Evropian nominon Francesca Albanese dhe mjekët e Gazës për Nobelin për Paqe 2026

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Kurti: 4.73 milionë euro investime në trashëgiminë kulturore islame gjatë viteve 2021–2025

Cilat ishin qytetet më tërheqëse në botë për vitin 2025?

Cilat ishin qytetet më tërheqëse në botë për vitin 2025?

Rusia e gatshme të garantojë me shkrim se nuk do të sulmojë NATO-në ose BE-në

Spanja dhe 5 shtete të tjera, i kërkojnë BE-së të marr masa për të siguruar “hyrjen masive” të ndihmës në Gaza

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

AIP kërkon nga partitë politike të mbrojnë të dhënat personale të qytetarëve

Golf, Kosova anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare

Golf, Kosova anëtarësohet në Federatën Ndërkombëtare

​Lansohet ankandi i parë për energji me erë, priten investime mbi 200 milionë euro

​Lansohet ankandi i parë për energji me erë, priten investime mbi 200 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën