Policia bën të ditur se vozitësi kishte tejkaluar në vijë të plotë dhe në vendkalim për këmbësorë, me ç’rast ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion, përcjell teve1.info
“Zyrtarët Policor kanë arritur që të ndalin vozitësin e lartcekur ndaj të cilit kanë shqiptuar gjobën kundërvajtëse në vlerë prej njëqind e pesëdhjetë (150) euro, dy (2) pikë negative dhe i është konfiskuar patentë shoferin me masën e përkohshme të ndalimit të vozitjes për tre (3) muaj”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, Policia ka inkurajuar qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, teksa theksohet se të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë. /Teve1.info/