TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KPMM-ja pa bord, deputetët kërkojnë llogari për të gjeturat e Auditorit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KPMM-ja pa bord, deputetët kërkojnë llogari për të gjeturat e Auditorit

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka bërë shqyrtimin e Raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), për vitin 2022, raporton Ekonomia Online. Deputeti i VV-së Visar Korenica, prezantoi raportin e ZKA-së, me ç’rast tha se në këtë raport janë gjashtë të gjetura për të cilat edhe janë dhënë rekomandime.

“ZKA ka dhënë opinion të pa modifikuar duke dhe konstatohet se pasqyrat financiare të KPMM-së prezantojnë një pamje të drejtë në përputhje me standarde ndërkombëtare. Ky raport ka rezultuar me gjashtë rekomandime të reja. Tejkalimi i afatit ligjor për lëshimin e licencave. Mungesa e komisioneve të pranimit, në tri raste ZKA ka vërejtura se nuk ishin formuar komisione të pranimit për këto mallra, në tri  raste kemi vërejtur se nuk ishin formuar Komisione të pranimit të mallit”.

“Këto raste kanë të bëjnë me furnizim me disqe për server në vlerë 4 996 euro, naftë për ngrohje qendrore në vlerë prej 8 335 euro dhe furnizim me veshmbathje në vlerë prej 19 986. Klasifikim jo adekuat i shpenzimeve. Ndarje jo e drejt e detyrave. Ka pasur vonesa më pagesën e obligimeve”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të KPMM-së, Sali Mulaj, tha se menaxhmenti është i përkushtuar që t’i respektoj rekomandimet. Ai me këtë rast ka arsyetuar edhe të gjeturat, duke thënë se funksionojnë pa Bard.

“Ne i kemi pasqyruar dhe jemi të përkushtuar që t’i respektojmë rekomandimet. Pas të gjeturave të ZKA menaxhmenti ka përgatitur planin e veprimit dhe i është dërguar ZKA-së. Nga raporti i auditorit kemi tejkalimin e afatit të licencave. Nuk ka mundësi që të përmirësohet, ka pas vonesa për shkak të mungesës së funksionimit të Bordit. Kemi pasur 1 vit e gjysmë mungesë të Bordit ka pasur grumbullim të lëndëve që shumë sa ka qenë e pa mundur me kryer rastin”.

Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj, ka thënë se është shqetësues moskrijimi i komisioneve të pranimit.

“Unë për veti nuk jam i kënaqur. Ne deshtëm me mirëkuptuar çështjen e serverëve, por Komisioni për pranim për veshmbathje dhe derivate dhe mos formimi i Komisionit është serioze. Është çështje elementare, nuk mundet me u arsyetuar aq lehtë. Nuk po mund të kuptoj mos formimin e komisioneve. Për mungesa të Komisionit kemi raste edhe të gjeturat janë siç u ceken. Të pika e parë, arsye ka qenë se në fund të viti për shkak të problemeve me energji elektrike kemi pasur djegie të serverëve. Kemi qenë të detyruar që me urgjencë t’i zhvillojmë procedurat”, tha ai.

Deputetja e AAK Albana Bytyqi, ka pyetur se pse KPMM-ja është pa Bord dhe me udhëheqës detyre.

“Çka po ndodh me Bordin pse nuk është funskional, pse vazhdon që të jetë me ushtrues detyre”, ka pyetur ajo.

Mulaj tha se KPMM-ja që disa është duke funksionuar me zëvendësues në dy pozita.

“Ne jemi dy pozitat kryesore me zëvendësues, është kryeinspektori edhe unë me zëvendësues. KPMM-ja funksion me zëvendësues që tri vite me kryeinspektor edhe dy vite me zëvendësues të drejtorit. Kjo është e vështir. Pse Bordi nuk funksionon ka lindur problemi te rasti i pensionimit të kryesuese me mos pranim të pensionimit. Ka pasur mbajtje të mbledhje. Ajo ka ardhur në punë edhe pse ka qenë në pension”./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi me një nënkryetar, VV nuk i voton nënkryetarët e ish-opozitës

Kuvendi me një nënkryetar, VV nuk i voton nënkryetarët e ish-opozitës

Gjini: Lista Serbe po e ndihmon Kurtin, VV synon që ta dërgojë vendin në zgjedhje më 27 dhjetor

Gjini: Maskaradë, u pa ana e errët e VV’së, ta mbrojmë shtetin nga këta njerëz që s’e kanë planë mu ndalë

Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-it

Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-it

Aksident ndërmjet dy veturave në rrugën Gjakovë – Deçan, një person dërgohet për trajtim mjekësor

Aksident në Klinë, katër të lënduar

Sopi: Përveç lirimit të Thaçit, çdo vendim tjetër do të jetë i papranueshëm

Sopi: Përveç lirimit të Thaçit, çdo vendim tjetër do të jetë i papranueshëm

Kryeministri i Marokut kundërshton pretendimin për finalen e Botërorit 2030

Kryeministri i Marokut kundërshton pretendimin për finalen e Botërorit 2030

Ujkani: Nuk votuam kundër Çitakut, mund ta mbështesim në raundet e ardhshme

Ujkani: Nuk votuam kundër Çitakut, mund ta mbështesim në raundet e ardhshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën