TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konaku i familjes Kryeziu ku gjetën strehë shumë ushtarë të UÇK-së

Qindra ushtarë të UÇK-së gjetën strehë dhe u ushqyen nga familja Kryeziu në Pagarushë të Malishevës. Nga kjo familje ra heroikisht edhe heroi Ejup Kryeziu. E vëllai, Ruzhdiu - rrëfen momentin e trishtë kur dëgjoi për vdekjen e tij.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Konaku i familjes Kryeziu ku gjetën strehë shumë ushtarë të UÇK-së

Gjurmët e odës së vjetër kanë mbetur akoma.

E me to edhe shenjat se ky vend i shërbeu luftës së fundit në Kosovë.

Në konakun e familjes Kryeziu, dy dekada më parë strehë gjetën shumë ushtarë të UÇK-së.

E kujtimet e viteve 98-99 janë të freskëta për kryefamiljarin, Ruzhdi Kryeziun.

“Kënaqësia jem më e madhe edhe e familjes tem ka qenë kur UÇK ka dalë sefte, që u armatosëm e erdhëm. Edhe vllaznia tanë përniherë jemi kyçë në ushtri po detyra të ndame secili.
70-80 ushtarë në ledinë në Marali i kam gjetë, t’u kalu me 4-5 shokë t’u shku dikah në teren. Çka janë këta ushtarë të panjohshëm, kah jeni bre djem? Mbi 24 orë i ka qitu, pa bukë pa kurgjë, tha jemi t’u shku për armatim. Ju kam thënë shokëve kthehi, hajdi mas neve e i kam pru qitu te oda. Kanë pushu, janë ushqy, janë nisë prej aty tani ma t’u kallxu shokëve të vet që shkoni në Pagarushë, lypne filan familjen, aty keni me pushu, keni m’u ushqy, kur kanë hangër bukë qitu, thotë Ruzhdi Kryeziu.

E krah Kryeziut, për t’i pritur ushtarët e lirisë i dolën edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Një ndër ta ishte bashkëshortja, Hajrie Kryeziu.

“Tre shporeta i kemi pas, furrën e kemi pas, i pjekshim bukët, ose pite që qitshim, 10-12 pite i qitshim edhe janë ardhë prej gjitha zonave, prej Shalës së Bajgorës, Shqipërisë, prej kahmosit. Vijshin të plagosur, ju lajshim teshat, si gjithë të plagosurve me gjak e i tershim ato tesha, i palosshim, ju gjejshim tonat, iu jepshim”, thotë ajo.

E kontributi i familjes Kryeziu në luftën për çlirimin e vendit nuk u ndal me kaq.

Kjo pasi natën e 2 qershorit të vitit 1999, në frontin e luftës ra heroikisht Ejup Kryeziu.

E këtë e kishte parandjerë i vëllai, Ruzhdiu.

“M’u kputën këmbët, se parandjenjat ishin, po se disha çka ka ndodhë. Sefte m’ka ardhë Tahir Sinani edhe vllau, Ruzhdi tha ken shku Ejupi me shokë kanë ra në pritë e janë plagu…u ngushtova, u mërzita boll. Dikur tha, Ruzhdi i fort je kanë gjithë edhe je i fort, edhe ni lajm e kem. Tha edhe Ejupi është i vramë, veç Hafiri ka pshtu”, shprehet Ruzhdiu.

Në oborrin e familjes Kryeziu ruhet edhe ky ahur.

Gjatë periudhës së luftës shërbeu si kazermë e depo e armatimit të ushtrisë çlirimtare të Kosovës.

Tags: Familja KryeziuUCK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Idrizi: Presim rezultatin që do të përcaktojë sovrani

Idrizi: Presim rezultatin që do të përcaktojë sovrani

Voton Sokol Haliti

Voton Sokol Haliti

Gola: Sot qytetarët e kanë momentin që zërin e tyre ta deponojnë në kuti

Gola: Sot qytetarët e kanë momentin që zërin e tyre ta deponojnë në kuti

Prebreza pas votimit fton qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre

Prebreza pas votimit fton qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre

Mbi 2,000 fluturime anulohen në të gjithë SHBA-në për shkak të mbylljes së qeverisë

Mbi 2,000 fluturime anulohen në të gjithë SHBA-në për shkak të mbylljes së qeverisë

Idrizi: Presim rezultatin që do të përcaktojë sovrani

Idrizi: Presim rezultatin që do të përcaktojë sovrani

Voton Sokol Haliti

Voton Sokol Haliti

Gola: Sot qytetarët e kanë momentin që zërin e tyre ta deponojnë në kuti

Gola: Sot qytetarët e kanë momentin që zërin e tyre ta deponojnë në kuti

Prebreza pas votimit fton qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre

Prebreza pas votimit fton qytetarët ta ushtrojnë të drejtën e tyre

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Një i arrestuar për tentim vrasje në Novobërdë

Sulmoi fizikisht dy femra, arrestohet një person në Gjakovë

Arrestohet një person në Prishtinë për ngacmim të një vajze

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën