Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se avokati është kanosur nga i dyshuari, pasi ky i fundit ia kërkoi parat që e ka paguar për mbrojtje.
“Lipjan, 10.01.2023 – 12:43. Ankuesi mashkull kosovar avokat ka raportuar se është kanosur nga i dyshuari mashkull, sipas viktimës ai kishte mbrojtur në një rast të dyshuarin dhe tani i dyshuari i kërkon t’ia kthejë paratë që i ka paguar për mbrojtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Teve1.info/