TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kërkohet paraburgim ndaj 16 të arrestuarve për kontrabandim me emigrantë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Kërkohet paraburgim ndaj 16 të arrestuarve për kontrabandim me emigrantë

Ata janë arrestuar të dielen.

Sipas Prokurorisë hetimet për këtë rast kanë nisur nga marsi i vitit 2022 dhe me urdhër të tyre dhe në koordinim me Policinë të dyshuarit janë arrestuar.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda, pas një pune të gjatë hetimore që nga muaji mars i vitit 2022, me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, duke aplikuar masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, me datë 30.07.2022 kanë arrestuar gjashtëmbëdhjetë (16) persona madhor F.S., L.S., A.S., B.A., E.A., L.U., Sh.M., U.E., B.G., F.G., A.K., B.B., E.B., F.I., A.I., L.Z., dhe një (1) të mitur A.A., nën dyshimin për kryerje të veprave penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 paragrafi 1 e lidhur me nenin 31, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Për të njëjtit, Prokuroria Themelore në Prizren, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas kërkesës, të pandehurit në bashkëkryerje, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare ose të dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave që nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, merren me kontrabandim të migrantëve në atë mënyrë që nga muaji mars 2022 e deri me datë 30.07.2022 duke bashkëpunuar në mes vete e sidomos me shtetas të huaj, dhe të udhëhequr nga kryesori prej tyre M.F.A., nga Bahreini, nga territori i Republikës së Shqipërisë ilegalisht kanë futur në territorin e Republikës së Kosovës mbi 700 shtetas të huaj-migrantë, ku në fshatin Shkozë – Komuna e Prizrenit, janë pritur nga të pandehurit F.S., L.S., dhe A.S., si dhe B.A., dhe E.A., të cilët fillimisht i kanë strehuar në shtëpitë e tyre, iu kanë siguruar ushqim dhe fjetje e pastaj këta përmes telefonit kontaktojnë me të pandehurit L.U., Sh.M., U.E., A.K., dhe B.G., dhe F.G., të cilët me autobusë apo vetura personale i marrin migrantët, i transportojnë afër Stacionit të autobusëve në Prizren, i zbresin nga veturat, në këmbë i dërgojnë në Stacion, e pastaj të pandehurit L.U., dhe U.E., me autobusët e kompanive të tyre “B.R.” dhe “M.T” i transportojnë në Stacionin e autobusëve në Prishtinë, aty të pandehurit B.B., dhe E.B., përmes linjës së rregullt të transportit të udhëtarëve të agjencionit “B.T” si dhe i pandehuri L.Z., përmes kompanisë “L.T.”, migrantët i transportojnë qoftë në hyrje të Mitrovicës apo në Stacionin e autobusëve në Mitrovicë, ku aty janë pritur nga të pandehurit F.I., dhe A.I., të cilët përmes auto-taksistëve bënin organizimin e transportit deri në kufirin Kosovë-Serbi, tek vendkalimi kufitar në Jarinje, dhe aty përmes hekurudhës duke ecur në këmbë sërish ilegalisht i fusin në territorin e Serbisë, me ç’rast përfitojnë kundërligjshëm rreth 14,000.00 Euro.

Lidhur me rastin nga të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si në vijim:

Katër (4) armë zjarri;

Një (1) elektroshok;

Nëntëdhjetë e pesë (95) copë fishekë;

Tre (3) autobusë;

Tri (3) vetura;

Dy (2) radiolidhje;

Shtatëmbëdhjetë (17) telefona celular;

Njëmijë e shtatqind e shtatë (1707 ) euro;

Dyqind e pesëdhjetë (250) dinar- RSD./teve.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohen nga Gjermania për në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Osmani në kërkim të mandatit të dytë, Pozhari: Bordi i Paqes i ka ardhur si një mundësi ideale

Osmani në kërkim të mandatit të dytë, Pozhari: Bordi i Paqes i ka ardhur si një mundësi ideale

Osmani: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane

Osmani: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane

Trump lëvdata për Osmanin, Maloku vlerëson se edhe Kurti do të ndryshojë qasje

Trump lëvdata për Osmanin, Maloku vlerëson se edhe Kurti do të ndryshojë qasje

Edhe Shkëndija mposhtet në ndeshjen e parë të Play-Offit, në Ligën e Konferencës

Edhe Shkëndija mposhtet në ndeshjen e parë të Play-Offit, në Ligën e Konferencës

“InfoNata” 19.02.2026

“InfoNata” 19.02.2026

Drita humb në sekondat e fundit nga sllovenët, ndeshja e kthimit vendimtare

Drita humb në sekondat e fundit nga sllovenët, ndeshja e kthimit vendimtare

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohen nga Gjermania për në Kosovë, dy të kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

Nazmi Gripshi kalon në kampionatin rus, nënshkruan me Rubin Kazanin

Osmani në kërkim të mandatit të dytë, Pozhari: Bordi i Paqes i ka ardhur si një mundësi ideale

Osmani në kërkim të mandatit të dytë, Pozhari: Bordi i Paqes i ka ardhur si një mundësi ideale

Osmani: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane

Osmani: Kosova sot ndjeu peshën e garancisë amerikane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën