TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Keqpërdorimi i të dhënave personale shënon rritje, 82 ankesa nga qytetarët

Keqpërdorimi i të dhënave të qytetarëve në Kosovë sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi është rritur. Por në Agjencinë për Informim dhe Privatësi janë rritur edhe ankesat për këto çështje. E gjoba ndaj kompanive që bëjnë shkelje të tilla ligjore ka arritur deri në 50 mijë euro.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
Keqpërdorimi i të dhënave personale shënon rritje, 82 ankesa nga qytetarët

Kartela identifikuese në rrjetet sociale e ekspozim të pacientëve nga kamerat e sigurisë për marketing janë vetëm disa prej mënyrave me të cilat po keqpërdoren të dhënat e qytetarëve në Kosovë.

Madje këto sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi po përdoren për shantazh  të mëvonshëm ndaj tyre.

“Kemi pa se përveç që po keqpërdoren në mënyrë tejet të madhe nga ana e rrjeteve sociale të dhënat personale, ato të njëjtat po përdoren edhe për shantazhe të mëvonshme të cilat më pastaj hynë pra në kuadër të veprave penale që përdoren kundër dobisë pasurore”, thotë Eranda Zeka nga IKD.

E për tetë muaj për këto çështje u drejtuan 82 ankesa në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

“Vazhdon të ketë një numër të madh të ankesave sa i përket marketingut të drejtpërdrejt që është një çështje për të cilën besoj se i gjithë sektori privat tashmë e ka kuptuar se nuk lejohet të bëhet një marketing i drejtpërdrejt pa pasur pëlqimin e personit. Tjetra është vendosja e kamerave, po ashtu një numër të madh të ankesave është rreth mënyrës së vendosjes së kamerave, mënyrës së mbajtjes së tyre por edhe komplet menaxhimit të tyre duke përfshirë edhe masat e sigurisë por kemi edhe të tjera të ndryshme qoftë edhe ato të rrjeteve sociale”,  thotë Krenare Dermaku nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Ndërsa u gjobitën edhe institucione publike e private.

“Nëse i marrim statistikat përgjatë këtyre dy vite e gjysmë funksionalizim ka edhe kompani të cilat janë gjobitur deri në 50 mijë euro….”, tregon ajo.

Tëvë1 ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të kuptuar se sa vepra penale janë regjistruar gjatë vitit 2023 për keqpërdorim të të dhënave personale, mirëpo ky institucion bëri të ditur se nuk posedon një databazë online për këtë çështje.

Sipas Agjencisë për Informim dhe Privatësi shkeljet ligjore për marketing të drejtpërdrejtë gjobiten nga 2 mijë deri në 4 mijë euro. Për vendosjen pa kritere dhe marrjen e të dhënave personale përmes CCTV-ve apo kamerave është 4 mijë deri në 8 mijë euro. Ndërsa gjobat për keqpërdorim të të dhënave personale janë prej 20 mijë deri në mbi 40 mijë euro. Por edhe masa gjobitëse prej 4% të qarkullimit vjetor të biznesit.

Tags: keqperdorimite dhenat personale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti bën homazhe për Nexhat Dacin dhe nënshkruan në Librin e Zi

Kurti bën homazhe për Nexhat Dacin dhe nënshkruan në Librin e Zi

Gati një vit me qeveri në detyrë, Kosova mes funksionimit dhe kufizimeve ligjore

Gati një vit me qeveri në detyrë, Kosova mes funksionimit dhe kufizimeve ligjore

Vidhet kasaforta e një qytetari në Drenas, në të kishte armë, para dhe sende të çmuara

Vidhet kasaforta e një qytetari në Drenas, në të kishte armë, para dhe sende të çmuara

Qytetari nga Ferizaj gjen çantë me para dhe dokumente dhe e dorëzon në polici

Qytetari nga Ferizaj gjen çantë me para dhe dokumente dhe e dorëzon në polici

Samsung po përgatit baterinë e ëndrrave tuaja!

Trendet e modës që do të shohim në 2026

Trendet e modës që do të shohim në 2026

Vidhet kasaforta e një qytetari në Drenas, në të kishte armë, para dhe sende të çmuara

Vidhet kasaforta e një qytetari në Drenas, në të kishte armë, para dhe sende të çmuara

Qytetari nga Ferizaj gjen çantë me para dhe dokumente dhe e dorëzon në polici

Qytetari nga Ferizaj gjen çantë me para dhe dokumente dhe e dorëzon në polici

Përfundon numërimi i 90% të votave, ja pesë kandidatët më të votuar për secilën parti

Përfundon numërimi i 90% të votave, ja pesë kandidatët më të votuar për secilën parti

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën