TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ish-zëdhënësi i KFOR-it: Diplomacia ndërkombëtare nuk e dënoi fuqishëm sulmin në Banjskë

Ish-komandanti i batalionit të KFOR në Gjakovë, pastaj edhe zëdhënës i KFOR-it në Prishtinë, Vincezo Grasso në intervistë për Tëvë 1 ka thënë se diplomacia ndërkombëtare nuk e dënoi fuqishëm sulmin në Bansjkë më 24 shtator. Grasso kritikoi edhe misionin e NATO-së në Kosovë, KFOR, se në disa raste ka pas mungesë të informimit, ndërsa vlerëson pozitivisht koordinimin me Policinë e Kosovës.

nga Venhar Isufi
28 Shkurt, 2024
0
A A
Ish-zëdhënësi i KFOR-it: Diplomacia ndërkombëtare nuk e dënoi fuqishëm sulmin në Banjskë

Në Kosovë shërbeu 20 vjet për misionin e NATO-së, KFOR.

Fillimisht si komandant i batalionit Italian në Gjakovë, pastaj edhe si zëdhënës në Prishtinë.

Vincenzo Grasso, tashmë ushtarak i pensionuar tha për TËVË1 se sulmi në Banjskë të Zvecanit më 24 shtator ishte me përmasa të rrezikshme.

Grasso fajëson diplomacinë ndërkombëtare për mos reagim të duhur dhe me kohë ndaj Serbisë, për agresionin ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku dhe u plagos kolegu i tij.

Ish-ushtaraku italian në një intervistë për Tëvë1, thotë se BE-ja duhet ta dënojë fuqishëm sulmin të cilin e organizoi ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiciq.

“Nga çfarë kam parë sa isha në Kosovë, dhe nga njohuritë për situatën e përgjithshme. Isha shumë i habitur, ajo çfarë ndodhi ishte e tmerrshme. Një sulm i tillë i armatosur që fatkeqësisht pati viktimë një polic, dhe gjërat pasuese gjatë reagimit të policisë Isha i habitur nga mungesa e reagimit të komunitetit ndërkombëtar. Ne kemi parë shumë… si të them, dënim jo aq të fuqishëm të aktit nga BE-ja, nga diplomacia ndërkombëtare në përgjithësi. Kemi parë disa fjali, deklarata shumë të shkurtra, gjëra shumë të përgjithshme, dhe asnjëherë dënim të fuqishëm dhe direkt ndaj përgjegjësve për këtë sulm”, ka thënë ai.

Sipas Grassos, koordinimi midis KFOR-it Italian dhe Policisë po vazhdon. Mirëpo, pati kritika për misionin paqeruajtës në Kosovë, meqë ky mision, në disa raste u vonua në dhënien e informacioneve gjatë situatave të tensionuara në katër komunat veriore.

“Ka pasur episode kur kishte mungesë informimi në kohë të KFOR-it para disa intervenimeve ka bërë pak paqartësi por në përgjithësi do të thosha që koordinimi është shumë i mirë. Por, për shkak të këtij sulmi të dhunshëm në muajin shtator, mos të harrojmë dhe dhunën ndaj trupave të KFOR-it që ishte në qershor, a maj dhe këtyre gjendjeve kritike, KFOR-i ishte detyruar të rriste numrin, dhe kjo nuk është shenjë e mirë për paqen dhe stabilitetin në rajon, shprehet Grasso.

Ish- ushtaraku i misionit të NATO-së në Kosovë, mendon se vizita e presidentit të Ukrainës në Tiranë, Volodimir Zelenski, nuk ndërlidhet me situatën mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk mendoj… presidenti Zelensky ka shumë probleme serioze para tij për momentin, vendi i tij është pushtuar, dhe ai nuk është… le të themi nuk dëshiron të tensionojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë. Ai është në Tiranë sepse temë e takimit është situata në Ukrainë, dhe nuk shoh ndërlidhje direkte ndërmjet presidentit Zelensky dhe marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë”, vlerëson ai.

Vincenzo Grasso shërbeu në Kosovë nga viti 2002 deri në korrik të vitit 2019.

Tags: Ish-zëdhënësi i KFOR-itsulmi në banjskë
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Diku 30 kurbanë i shita” – blegtorët ankohen për kushtet e tregut

“Diku 30 kurbanë i shita” – blegtorët ankohen për kushtet e tregut

Liderët për vizitë në BIK, bëjnë thirrje për reflektim e solidaritet

Liderët për vizitë në BIK, bëjnë thirrje për reflektim e solidaritet

Java fillon me mot të mirë

Mot me temperatura të larta në fundjavë

Ish-presidenti kroat shpallet qytetar nderi i Gjilanit

Ish-presidenti kroat shpallet qytetar nderi i Gjilanit

“Diku 30 kurbanë i shita” – blegtorët ankohen për kushtet e tregut

“Diku 30 kurbanë i shita” – blegtorët ankohen për kushtet e tregut

Liderët për vizitë në BIK, bëjnë thirrje për reflektim e solidaritet

Liderët për vizitë në BIK, bëjnë thirrje për reflektim e solidaritet

Java fillon me mot të mirë

Mot me temperatura të larta në fundjavë

Mediat spanjolle: Yamal mposht Dembélén në garën për “Topin e Artë”

Mediat spanjolle: Yamal mposht Dembélén në garën për “Topin e Artë”

Ardian Ismajli drejt kampionatit turk, Beshiktashi klubi i tij i ri

Ardian Ismajli drejt kampionatit turk, Beshiktashi klubi i tij i ri

Ish-presidenti kroat shpallet qytetar nderi i Gjilanit

Ish-presidenti kroat shpallet qytetar nderi i Gjilanit

Rama: Të mbyllim hendeqet për të siguruar një harmoni në Evropë

Rama: Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë se e gjithë Evropa bashkë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X